Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri Igli Hasani, gjatë vizitës në Ukrainë

Kiev- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, po zhvillon sot (17 Janar) një vizitë pune në Kiev të Ukrainës, ku po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm, me tematikën “Ukrainë – Evropa Juglindore”. 

Ky takim cilësohet si një ngjarje me rëndësi të veçantë për forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe të sigurisë midis Ukrainës dhe shteteve të Evropës Juglindore dhe do të shërbejë si platformë për diskutime të thelluara mbi zhvillimet aktuale në rajon, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke në një periudhë sfiduese për Ukrainën dhe rajonin në përgjithësi.

“Takimi, i organizuar me nismën e Ukrainës, vjen në një moment kritik për Ukrainën, Evropën dhe më gjerë, pasi ai zhvillohet në sfondin e agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Ministrat e Jashtëm të vendeve të Evropës Juglindore shprehën dënimin e hapur të agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainë brenda kufijve të njohura ndërkombëtarisht”, thuhet në njoftimin zyrtar të MEPJ.

Theksohet se takimi ka për qëllim ‘forcimin e bashkëpunimit politik ndërmjet Ukrainës dhe shteteve të Evropës Juglindore, me fokus në zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe të sigurisë në rajon’. 

“Shqipëria, si mbështetëse e fuqishme e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, do të theksojë angazhimin e saj për paqe, stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajon”, citohet më tej në deklaratë. 

Në kuadrin e kësaj vizite pune, ministri Hasani përveçse do të takohet edhe me homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha, do të ketë takime të veçanta me: Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Verkhovna Rada, Ruslan Stefanchuk, kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal.  

“Kjo vizitë pune është një hap i rëndësishëm në forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës dhe do të kontribuojë në avancimin e marrëdhënieve të dyanshme, si dhe në forcimin e ndikimit të dy shteteve në rajon dhe në arenën ndërkombëtare”, përfundon njoftimi.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve

J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve