Ministri për Punët e Jashtme Ferit Hoxha në panelin e Samitit të Diasporës “Diaspora mbarëshqiptare: A po bëjmë çfarë duhet bashkërisht?”, bëri thirrje për më tepër ndërveprim, koordinim e në përqendrimin e elementëve të përbashkët lidhëz, nga identiteti, gjuha e të tjera.
Ministri tha se po ndërtohet dhe po diskutohet për strategjinë e ardhshme për diasporën 2026-2030.
“Kemi disa vende dhe kemi 1 diasporë, duhet të kemi një qasje nëse s’kemi një qasje, nuk kemi një strategji. Jemi duke ndërtuar strategjinë e ardhshme për diasporën 2026-2030, jemi duke e diskutuar gjerësisht, do e diskutojmë dhe me Kosovën e të tjera. Meraku i madh, a kemi një koncept të qartë sesi ndërveprojmë me diasporën? Në Bruksel në Britaninë e Madhe, në ShBA, Australi, diaspora është 1. Ne duhet të përqendrohemi te elementë e përbashkët”, tha Hoxha.
Lajmi kryesor:
Diaspora në Tiranë/ Rama: Bëhuni pjesë e rrugës drejt BE, projekt i madh sa amaneti i të parëve! Ju përmbushëm të drejtën e votës (VIDEO)










