Ministri Hoxha prezanton Kryeadministratoren e re të AAPSK: Goditje në pikën më nevralgjike të krimit, pronat dhe paranë!
Ministri Ervin Hoxha duke prezantuar drejtuesen e re të AAPSK
Tiranë- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, prezantoi sot Kryeadministratoren e re të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja.
Vetë kreu i dikasterit e konfirmoi lajmin me anë të një postimi në rrjetin social.
"E nisëm ditën sot me prezantimin e Kryeadministratores së re të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, e cila vjen nga një përvojë e gjatë në administratë”, tha Hoxha.
Teksa vlerësoi edhe punën disamujore të Idriz Haxhiajt, në drejtimin e AAPSK, si Kryeadministrator i komanduar, ai shtoi rëndësinë e kësaj njësie në luftën ndaj krimit dhe goditjen në pikën e tij më të dobët, paranë.
“Disa nga rezultatet e dy viteve të fundit, - me shifra që ndonjëherë kapërcejnë në dyfishim, - dëshmojnë seriozitetin e punës së kryer deri më sot. Tashmë, me emërimin e Kryeadministratores së re kërkojmë që këtë punë të mirë, të kryer deri tani, ta ngremë në një shkallë edhe më të lartë veprimi, me një ritëm të ri e më të shpejtë. Agjencia është një mekanizëm jashtëzakonisht i rëndësishëm për luftën kundër krimit, përmes miradministrimit të të ardhurave të paligjshme, si goditje e krimit të organizuar në pikën më nevralgjike, që është paraja”, shkruan ministri i Brendshëm.
Më tej ai siguroi mbështetjen e plotë për Kryeadministratoren e re, “për çdo problematikë të mbartur apo ato që dalin rrugës”.
Hoxha e mbylli postimin me një informim në lidhje me një nismë ligjore:
“Dua të informoj edhe publikun, se është duke u finalizuar dhe do të dërgohet për miratim nisma ligjore për rikuperimin e aseteve. Zyra e Rikuperimit të Aseteve (ZRA) është projektuar si një njësi proaktive pranë Policisë, sipas modelit të disa vendeve evropiane. Kjo njësi, ndryshe nga AAPSK, do të përdorë inteligjencën policore për të ndjekur paranë apo prona me burim të dyshimtë”.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39%
-
Të gabuar
55.3%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 6321
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama firmos: Ilir Proda drejtori i ri i Policisë së Shtetit! Ministri Hoxha: Institucionet verifikuan pastërtinë e tij! Procesi transparent
2 Tetor, 12:56
-
Dhuna e djegia e karrigeve në Kuvend! Kallëzohen në SPAK 23 deputetë të opozitës, JA EMRAT! Ministri Hoxha: Akt vandalizmi i papranueshëm
1 Tetor, 10:18
-
Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm propozon Ilir Prodën! Emri në zyrën e Ramës
30 Shtator, 14:04
-
Paketa e Sigurisë/ Ministri Hoxha: Mbikqyrim shkollat me kamera sigurie, me 'SmartCity' monitorimi do jetë me inteligjencë artificiale
30 Shtator, 12:51
-
Gara për kreun e ri të Policisë së Shtetit, emri sot tek kryeministri Rama! Ministri Hoxha: Do publikojmë listën e pikëzimeve të 11 kandidatëve
30 Shtator, 08:33
-
Gara për drejtorin e Policisë së Shtetit, Komisioni interviston 11 kandidatët! Ministri i çon Ramës emrin e njërit të premten! Ja 3 favoritët
25 Shtator, 11:36
-
Trajnimi nga ICITAP, ministri Hoxha: AMP-së, mbështetje për të forcuar më tej hetimet proaktive në luftë kundër korrupsionit në Polici
23 Shtator, 14:52
-
Policët e inkriminuar? Hoxha në komisionin e Sigurisë: Çdo gjë që politizohet nuk është në dobi të këtij procesi
23 Shtator, 13:16
-
“Policët që kanë përdorur Sky Ecc do përballen me ligjin”/ Hoxha i përgjigjet Salianjit: Punonjësit kanë bërë vetëdeklarim
23 Shtator, 12:11
-
‘S'jam i kënaqur me Policinë e Shtetit’/ Hoxha jep shpjegime te Siguria: Atentati në Memaliaj alarm për policinë! Ministri, opozitës: Tentuat ta manipulonit vrasjen e Progës
23 Shtator, 10:52
-
Ministri i Brendshëm në takimin e Procesit të Berlinit: Të shkëmbejmë në kohë reale të dhënat mbi flukset migratore në BP
17 Shtator, 20:42
-
240 oficerë të angazhuar për sigurinë në shkolla, Rama: Janë syri dhe veshi i prindit, duhet të njohin me emër çdo fëmijë
13 Shtator, 11:32