Në fokus të takimit ishte koordinimi më i mirë ndërinstitucional për rritjen e efektshmërisë për goditjen e elementëve dhe veprave të rënda kriminale në vend.
Ministri teknik i PD-së, Dritan Demiraj zhvilloi dje edhe një takim me Drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku shpalosi tre prioritetet kryesore të mandatit të tij, ku nuk kanë munguar edhe paralajmërimet ndëshkuese për ata që i shkelin ato.
Në takimin me drejtorët e policisë në rrethe, Demiraj renditi si prioritet të parë dhe kryesorin garantimin e një procesi zgjedhor me standarde të larta profesionale nga ana e Policisë së Shtetit.
[gallery]22433[/gallery]
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
