TIRANE - Shqipëria duhet të dëbojë ish-ministrin e Jashtëm, Blacker Miller, pavarësisht se nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm i Perusë, Wilfredo Pedraza duke komentuar rastin e Miller i cili sipas tij u arrestua e më pas u la i lirë nga Interpoli në Tiranë. Ky fakt mohohet nga policia jonë. Sipas policisë së Shtetit Miller nuk është arrestuar në Tiranë dhe nuk është i shpallur në kërkim.
“Nuk kemi marrëveshje me Shqipërinë, por mund të përjashtohen nga parimi i reciprocitetit. Madje nuk kemi as konsull në Shqipëri. Po punohet për ekstradimin e tij”, -deklaroi Pedraza.
Miller akuzohet nga vendi i tij për grusht shteti, por nuk mundi të dënohet në Peru, pasi u arratis për t’i shpëtuar drejtësisë në vitin 2005. Më 2009 u kap në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte duke u përballur ende me një proces ekstradimi. Prokurori peruan antikorrupsion Julio Arbizu, i cili bëri të ditur në mediat peruane lajmin e se Miller u arrestua në Tiranë, tha se ish-ministri mund të ekstradohet nga Shqipëria për në SHBA, për shkelje të ndalimit të largimit nga vendi, që kishte vendosur shteti amerikan.
Ministri i Brendshëm thotë se po punohet me institucionet në Shqipëri për rikthimin sa më të shpejtë të ish-ministrit Miller.
“Po koordinohemi me Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe Ministrinë e Drejtësisë që të përpiqemi të mundësojmë sa më shpejt të jetë e mundur rikthimin e këtij personi të akuzuar për grusht shteti gjatë regjimit të Alberto Fuxhimorit (1990/2000)”, deklaroi ministri i Brendshëm i Perusë.
Në këtë drejtim, Pedraza vuri në dukje faktin që agjentët e Interpolit Shqiptar liruan Augusto Blacker Miller sepse në atë vend nuk rezultonte i shpallur në kërkim.
“Policia peruane u njoftua për arrestimin, edhe pse nuk kishte dritën jeshile për këtë veprim, ata ishin në dijeni që Peruja ka filluar një proces ekstradimi për të, tha ai.
SHQIPTARJA.com ZBULOI BIZNESIN E MILLER NE SHQIPERI
Ish-ministri i Perusë i kërkuar nga SHBA nën akuzën për grusht shteti në vendin e tij gjen oaz dhe zhvillon biznes në Shqipëri. Faktet e mbledhur në QKR tregojnë se Manuel Augusto Blacker Miller, është i regjistruar si aksioner në firmën “Apollonia Investments” me 80 % të aksioneve, kompani të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë. Ortak në shoqërinë e ish-ministrit janë 2 italianë, me 10 % të aksioneve është Alberto Paladini dhe me 10 % shoqëria “IBS ITALIANA BUSINES SPORT". Në këtë shoqëri MIller është ortak nga shtatori 2012.
Synimet e shoqërisë ku ish-ministri është aksioner janë “prodhim energjie termike dhe elektrike nga procesi i përpunimit të mbeturinave dhe substancave të tjera nëpërmjet ngritjes së infrastrukturës për këtë qëllim. Marrja me konçension e ndërtimit dhe operimit të objekteve të ndryshme. Ndërtim dhe zotërim të impianteve hidro-elektrike të prodhimit të energjisë elektrike, të tilla si hidrocentrale dhe termocentrale të të gjitha llojeve. Marrja në koncesion, ndërtimi dhe operimi i objekteve të mësipërme”.
Përmes një deklarate për mediat Kompania "Apollonia Investments" e cila përfaqësohet nga ish-ministri i Jashtëm peruan Augusto Blacker Miller ka sqaruar biznesin që kjo kompani kryen në Shqipëri por në asnjë rresht nuk shkruhet asgjë në lidhje me arrestimin apo jo të ish-ministrit peruan.
PERUJA: U ARESTUA NE TIRANE, POLICIA SHQIPTARE S'E PRANON
Edhe pse prokurori peruan antikorrupsion Julio Arbizu deklaron se Miller akuzohet për grusht shteti, Shqipëria nuk e arreston me pretendimin se s’kemi marrëveshje me Interpolin. Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit ka deklaruar se nga strukturat policore të Policisë së Shtetit nuk është arrestuar ndonjë shtetas peruan me emrin Augusto Blacker Miller. Gjithashtu Policia e Shtetit ka bërë me dije se shtetasi Augusto Blacker Miller nuk rezulton si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ish-ministri investim 300 mln $ në Fier