Ministri i Drejtësisë: Do ngrihet një sistem i ngjashëm me TIMS për të kontrolluar vizitat në burgje

TIRANË- Në burgje do të ngrihet një sistem elektronik, i ngjashëm me atë TIMS, që do të kontrollojë vizitat e të burgosurve. Lajmi u bë me dije nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë prezantimit në Kuvend të projektbuxhetit për dikasterin e tij. Për ketë sistem parashikohet që të shkojnë 122 milionë lekë nga buxheti i parashikuar për Ministrinë e Drejtësisë.

“Sot këtu në seancë mund të pohoj se bindje se vizionet e kësaj qeverie bëhen realitet me këtë buxhet. E tillë është reforma në drejtësi, reformë që në 2016 është buxhetuar në 42.4 mln euro, sot me buxhetin 2022 mbështetja buxhetore shkon në 84 mln euro, ku përfshihen edhe rritje pagat e reja SPAK dhe BKH, si një nga institucionet më të rëndësishme për të luftuar korrupsionin. Është viti i tretë që kjo qeveri  parashikon rritje rrogash për 3.588 punonjësit e burgjeve, ku pas shtesës për gradat dhe shtesës për vështirësi, nga viti i ardhshëm fillon edhe shtesa për natyrë të veçantë pune. Është buxheti që parashikon pothuajse 89% rritje buxheti për 2022 për agjencinë e rritjes së pronave. Projektbuxheti për Ministrinë e Drejtësisë 11.78 miliardë lekë, 27 miliardë lek më shumë se projektbuxheti i viti 2021. Po e nis me drejtorinë e përgjithshme të burgjeve me një buxhet prej prej mbi 6 mld lekë me një rritje 9% nga viti paraardhës, rritja e sigurisë, ulja e mbipopullimit, infrastruktura janë disa nga synimet emergjente. Siç e kam deklaruar edhe në Komisionin ligjeve, infrastruktura e re në burgun e Shënkollit do na krijojë mundësinë që burgu i Zaharisië të mbyllet dhe personat me masë mjekësore do marrin ndihmën në një institucion tjetër. Për realizmin e sistemit elektronik të menaxhimit të vizitave në burgje, duke siguruar rritjen e sigurisë dhe mirëkontrollimin kemi menduar investimin e 122 mln lekëve. Pra, do ngremë një sistem të ngjashëm me sistemin Teams për të kontrolluar vizitat në burgje”, tha Manja.

 


Lajmi kryesor:

Seancë me tensione në Kuvend, përplasja për buxhetin! Rama-Bashës: Asnjë sektor i lënë pas dore o pllakë gramafoni! Kreu i PD: PPP 113 mln €, mos u fshih te dhoma e miellit


SI.E./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës