Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Petrit Malaj mbledh këshillin tatimor

Tirane- Strategjia Afatmesme e të Ardhurave 2025-2027 është prezantuar edhe në Këshillin Tatimor nga Ministri i Financave Petrit Malaj.

Draft strategjia ka tre shtylla kryesore, një prej të cilave lidhet me rishikimin e politikës tatimore, me fokus në rishikimin e përjashtimeve apo normave të reduktuara të tatimeve të direkte dhe indirekte. Po ashtu do të rishikohet edhe taksa e pasurive të paluajtshme”, tha Malaj.

 Një nga pikat kryesore të strategjisë do të jetë goditja e fenomenit negativ të nëndeklarimit të pagave të punonjësve. 

“Disa prej komponentëve kryesorë të kësaj shtylle lidhen me reduktimin e punës së padeklaruar apo reduktimin e nëndeklarimit të pagës reale, si dhe reduktimin e uljes së pagesave në cash në ekonomi”, tha Malaj.

 Ministri tha se inteligjenca artificiale do të ketë një rol të rëndësishëm në luftën kundër informalitetit. 

“Komponent kryesor i kësaj shtylle është edhe dixhitalizimi i plotë i sistemit të fiskalizimit, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale, në mënyrë që të rrisim deklarimet si dhe të ulim informalitetin. Normalisht nëpërmjet këtyre instrumenteve ne do të rrisim edhe profilizimin e riskut për tatimpaguesit, si dhe do të mundësohet investigimi i rasteve të shmangies tatimore”, tha Malaj.

Në strategji sqarohet se kundër nëndeklarimit të rrogave të punonjësve do të hartohet një plan i detajuar në bashkëpunim me disa institucione me detyra konkrete, ku do të bëhet i mundur kontrolli i të gjitha kategorive të pagave, ku dyshohet se ka nëndeklarim. Kjo për shkak se prej vitesh prej bizneseve është vënë re deklarimi vetëm me pagë minimale të punonjësve dhe pjesa tjetër jepet në dorë. Qeveria përmes këtyre masave synon të rrisë me 16% deklarimin e pagës reale deri në fund të vitit 2027.

Kjo strategji është hartuar në bashkëpunim me FMN dhe dakordësuar nga BE, dhe synon rritjen e të ardhurave me fokus reduktimin e përjashtimeve tatimore, rritjen e miradministrimit tatimor dhe doganor. Realizimi i këtyre objektivave pritet të sjellë në arkën e shtetit 65 miliardë lekë shtesë deri në vitin 2027

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjobat filluan: 28/09/2024 12:21

    Po do ju godasim neve me vote mos kini merak. Ketu fillon fundi i Ps! Mbajeni mend kur te humbisni zgjedhjet se jeni shume larg bizneseve dhe cfare nuk po beni per ti mbyllur.

    Përgjigju
  • Tutu: 28/09/2024 11:33

    Banda e gjobaxhinjve … po i hapet pune e re ..!!

    Përgjigju
    • Ops: 28/09/2024 12:13

      Taman, ju duhet

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës, një varrezë e periudhës mesjetare është zbuluar në Forumin Bizantin

Durrës, një varrezë e periudhës mesjetare është zbuluar në Forumin Bizantin