Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha se vendi i tij pagoi "një çmim shumë të lartë" për luftën në Ukrainë dhe "shumë hungarez, anëtarë të komunitetit Transkarpat, vdiqën" në konflikt.
Kreu i diplomacisë së Budapestit i është përgjigjur kështu përmes profilit të tij në Facebook, kritikave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, sipas të cilit Hungaria po adopton një sjellje "të papërshtatshme" në lidhje me pushtimin rus.
"Nëse kjo deklaratë do të thotë: "Falënderoj me respekt hungarezët që pranuan dhe kujdesen për më shumë se një milion refugjatë nga Ukraina , dhe me respekt i falënderoj ata që vazhdojnë të dërgojnë ndihma", atëherë ju lutemi dhe mund të mbështeteni tek ne në të ardhmen." , shtoi sërish Szijjarto.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska: Katër të vrarë në sulmin e Kievit në kufi! Bombardimet ruse në rajonin e Khersonit










