Ministri i Jashtëm i Maqedonisë: Shpenzimet e udhëtimit për familjet e të lënduarve në Koçan mbulohen nga shteti

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë: Shpenzimet e udhëtimit për familjet e të lënduarve në Koçan mbulohen nga shteti

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Timço Mucunski ka deklaruar sot se qeveria do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit për anëtarët e familjeve të lënduarve nga zjarri në Koçan dhe që po trajtohen jashtë vendit.

Mucunski ka njoftuar gjithashtu se është aktivizuar mekanizmi për mbrojtjen civile të BE-së i cili është një sistem për koordinimin e ndihmës midis të gjitha vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të tjera nga të cilat pritet ndihmë në ditët në vijim. Ministri i Jashtëm tha se pas një komunikimi me 12 homologë të tij, ka marrë mbështetje edhe nga krerët rajonalë botërorë.

“Më lejoni të përmend  se në çdo shtet ku janë dërguar pacientët për shërim, Ministria e Jashtme ka caktuar person për kontakt i cili është i qasshëm 24 orë për prindërit dhe familjarët e pacientëve për çfarëdo ndihmë ose mbështetje. Lista e kontakteve është e publikuar në ueb faqen e Ministrisë. Në mënyrë plotësuese, në Seancë të Qeverisë do të kërkojë nga shërbimet për punë të përgjithshme të përbashkëta të mbulohen shpenzimet për rrugë dhe qëndrim jashtë vendit, për anëtarët e familjeve të pacientëve që po kurohen jashtë”,është shprehur ai.

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën nga tragjedia në Koçan nga zjarri që shpërtheu gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria maqedonase shpalli zyrtarisht 7 ditë zie në të gjithë vendin. Po ashtu ka ngarkuar Inspektoratin Shtetëror të Tregut që në tre ditët e ardhshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në objektet e hotelerisë (kabare, klub nate, etj) dhe menjëherë ta njoftojë Qeverinë për konstatimet e inspektimit, në mënyrë që të përcaktojë gjendjen dhe kushtet sipas rregullores dhe akteve të tyre vendi.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Janë vetëm dëshira'/ Premtimet e PD-së 'përplasin' ekonomistët në studion e Report Tv, Çoçoli: Ku do i gjejë Berisha paratë për 1200 euro pagë mesatare?

'Janë vetëm dëshira'/ Premtimet e PD-së 'përplasin' ekonomistët në studion e Report Tv, Çoçoli: Ku do i gjejë Berisha paratë për 1200 euro pagë mesatare?