Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se "Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre". Ai shtoi se forcat iraniane do të përgjigjen ndaj çdo sulmi kundër infrastrukturës energjetike dhe do të synojnë impiantet e kompanive amerikane nëse infrastruktura iraniane sulmohet. e.

Në të njëjtën kohë, Araghchi njoftoi se "Shtetet e Bashkuara po kërkojnë ndihmë nga Kina" për të garantuar sigurinë e Ngushticës së Hormuzit. Ai shtoi se Irani fton vendet fqinje, me të cilat ka lidhje vëllazërore, të largojnë agresorët e huaj, pasi shqetësimi i tyre i vetëm është Izraeli. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Kina, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët të dërgojnë anije lufte për sigurinë e Hormuzit! Teheran: Ngushtica e mbyllur vetëm për armiqtë