ÇEKI- Ministri i Jashtëm Çek, Tomáš Petříček ka mbajtur një qëndrim krejtësisht tjetër nga ai i presidentit, Millosh Zeman sa i përket çështjes së Kosovës. Në një reagim të shkurtër, Petříček shkruan se Çekia do të vazhdojë që të mbështesë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe jo të tërheq njohjen e saj si shtet i pavarur, si kundër tha Zeman në konferencës për mediat Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
"Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ministri çek në Twitter.
Postimi në Twitter i ministrit të Jashtëm Tomáš Petříček
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryetari i Senatit çek, Jaroslav Kubera, tha se ideja e presidentit për tërheqjen e njohjes së Kosovës, është joreale dhe se deklarata të tilla i ka bërë për t'iu pëlqyer serbëve. “Presidenti mund të thotë çfarë të dojë, por nuk është ai që mund të bëjë diçka. Do të ishte debat i madh për asgjë”, tha Kubera për portalin çek iDnes.
Më herët, presidenti i Çekisë, Millosh Zeman tha se dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. “Shteti, i udhëhequr nga kriminelët e luftës, nuk i përket bashkësisë së shteteve demokratike. Unë nuk mund të imponoj pozicionin tim, por ajo që mund të bëj është që të jap një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërheqim njohjen” tha Zeman, duke iu referuar Kosovës.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2520
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Proda takim me zv.presidentin e policisë çeke: Luftë krimit të organizuar! Patrullime të përbashkëta gjatë sezonit veror
17 Janar, 12:20
-
Ministri i Brendshëm takim me homologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Çeki/ Shpërthimi i propanit në një restorant, 6 të vdekur 8 të plagosur (VIDEO)
12 Janar, 14:24
-
VIDEO/ Gola dhe asiste, Qazim Laçi dhe Rrahmani shkëlqejnë në Çeki! Mesfushori shënon nga goditja e dënimit
4 Dhjetor 2024, 11:25
-
'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Kryetarja e parlamentit çek vizitë zyrtare në Tiranë, takon Spiropalin
25 Nëntor 2024, 13:15
-
Liga e Kombeve/ Shqipëri - Çeki, shiten të gjitha biletat e ndeshjes së 16 nëntorit
30 Tetor 2024, 14:04
-
Milan Kundera në gjuhën e nënës, letërsisë dhe shqipes, përkthyesja Pasho: Ashtu si Kadareja vuajti moskuptimin!
17 Tetor 2024, 11:22
-
Praga 'luftë' me turistët pijanecë: Urdhëron të kufizohet frekuentimi i klubeve gjatë natës
16 Tetor 2024, 18:37
-
Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqën ekipin?
12 Tetor 2024, 10:19
-
VIDEO/ Përdhosja e simboleve kombëtare dhe territori i Kosovës nën flamurin serb, përleshje në Pragë mes tifozëve të Shqipërisë dhe Çekisë
12 Tetor 2024, 08:12
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja 'nuk ndez', Çekia na mposht 2-0 në Pragë! Pritet autokritikë pas tri ditësh kundër Gjeorgjisë
11 Tetor 2024, 22:39
-
Çeki - Shqipëri në Ligën e Kombeve, UEFA cakton arbitrat nga Franca për drejtësinë
8 Tetor 2024, 12:09