1668237492_c43100000aff0242561e08d9f715694ecx0cy2cw0w1080h608.webp

"Lufta vazhdon pas tërheqjes së forcave ruse nga Kherson". Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba. Duke folur në Samitin e Azisë Juglindore në Kamboxhia, Kuleba tha se të gjithë presin që luftës t’i vijë fundi.

"Por lufta vazhdon. Unë e kuptoj që të gjithë duan që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne jemi ata që e dëshirojmë atë më shumë se kushdo tjetër", tha Kuleba.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Kherson është i yni! Kremlini: Rajoni mbetet rus! Medvedev: S'e kemi përdorur ende të gjithë arsenalin