Ministri i Mbrojtjes inspekton punimet në kampusin e Akademisë së Forcave të Armatosura! Vengu: Bazohet në modelin amerikan 'West Point'

Tirane- 7000 m² po ndërtohen për t’u vënë në dispozicion për ndërtimin e Kampusit të Akademinë së Forcave të Armatosura. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi punimet, I shoqëruar edhe nga komandanti i AFA gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj.

Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura (AFA), është një nga projektet më të rëndësishme të planifikuara nga Ministria e Mbrojtjes, që bazohet në modelin e akademisë prestigjioze amerikane West Point.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, kontrata parashikon që deri në mars 2025 të përfundojë faza e parë e projektit, që përfshin godinën e re të Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë si dhe mensën për studentët.

Deri më tani janë realizuar 50% e punimeve. Ministri Vengu tha se: “... më pas do të vijohet me financimin e fazës së dytë, për të përballuar kapacitetet në rritje, në mënyrë që sezonin e ardhshëm kampusi të jetë në gjendje pune. Synimi është që kjo të jetë një akademi autonome, sipas modelit të West Point”.

Akademia do tw zgjerojw dhe gamwn e programeve qw ofron 

 “Do të zgjerohet gama e programeve që ofron Akademia e Forcave të Armatosura, e cila vitet e fundit edhe në përputhje me planin e objektivave të Forcave të Armatosura ka forcuar programet që kanë të bëjnë me teknologjinë, me të ardhmen e FA, në mënyrë që ne jo vetëm të forcojmë kapacitet tona, por të sigurojmë edhe një mënyrë të qëndrueshme për të formuar profesionalisht të ardhmen e forcave tona”, - u shpreh ministri Vengu.

Nga ana e tij, komandanti i AFA gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj, nënvizoi faktin se kjo akademi do të shërbejë edhe për student nga Kosova, Maqedonia e Veriut, por edhe vende të tjera të rajonit, ndërsa synimi është shkëmbimi i studentëve edhe me akademi të njohura, me të cilat Shqipëria ka bashkëpunime si në Itali, Greqi apo në Turqi.

Gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj tha se kwtw vit parashikohet hapja e dy programeve të reja në nivelin master, “Inteligjencë artificiale” dhe “Marrëdhënie Ndërkombëtare”.

Kampusi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura po ndërtohet në një sipërfaqe 9,1 hektarë. Në projekt, veç godinave të akademisë janë edhe ndërtimi i godinave akomoduese për studentët, terrenet sportive, kinoklub, qendër shëndetësore, palestër, poligon qitje, etj. Në bashkëpunim me SHBA, në këto mjedise do të jetë edhe Qendra e Simulimit, e cila do të sigurojë trajnimin e forcave në një mjedis të përshtatshëm dhe me kosto më të ulët, krahasuar më stërvitjet në terren.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Nëntor, 09:46

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?



×

Lajmi i fundit

Tre arsye pse jemi të uritur gjatë gjithë kohës

Tre arsye pse jemi të uritur gjatë gjithë kohës