Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur një aksion në sektorin e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, për të verifikuar përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore.

Në këtë kuadër Ministri Niko Peleshi ka zhvilluar në Qarkun e Fierit, takime me fermerë dhe me përfaqësues të industrisë së përpunimit të qumështit për të prezantuar reformën.

Sink Peleshi Ministër i Bujqësisë

Do të disiplinojmë një produkt shumë të rëndësishëm, të përditshëm ushqimor, që është qumështi dhe nënproduktet e tij, në një kohë të shpejtë, duke kërkuar mbështetje dhe mirëkuptim nga të gjithë.”-  Është shprehur ndër të tjera Ministri.

Dhimbja e këtyre lloj reformave bëhet shumë e vogël, në qoftë se, secili vepron, investon, mundohet që të arrijë standardin, që ligji i kërkon, në kohë, pa marrë, po themi ndëshkimin, apo sanksionet ligjore.”

Fermerët që janë këtu, përpunuesit e qumështit, mishit, prodhuesit e nënprodukteve të tyre, duhet të jenë aleatët tanë më të mirë.

Gjatë takimit, Peleshi i njohu përfaqësuesit e fabrikave të përpunimit të qumështit me masat lehtësuese dhe mbështetjen financiare që do t’i ofrohet këtij sektori.

 “Për enët e certifikuara për transportin e qumështit, nga ferma në pikat e grumbullimit dhe përpunimit, ne japim deri në 70 % të vlerës, maksimumi 25 mijë lekë të vjetra për njësi.”

Mbështetje për dorëzimin e qumështit. Lënda e parë që plotëson standardet në fuqi në vlerën 10 lekë për litër, 100 lekë të vjetra për litër, në pikat e përpunimit, në fermat me mbi 15 krerë lopë kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe raport-analizës laboratorike përkatëse. Pra në qoftë se qumështi del cilësia e parë, do të thotë me atë ndotjes mikrobike më pak se 100 mijë do të marrë 100 lekë për litër. Kushti është të jetë cilësia e parë, kushti i parë, dhe kushti i dytë është të ketë mbi 15 krerë lopë.”

Ministri është shprehur qartë që tashmë nuk do lejohet asnjë subjekt të transportojë qumështin në kushte primitive dhe jo higjenike.

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com