Zhvilluan takim elektoral në kundërshtim me masat anti-COVID, gjobitet me 5 mln lekë Blendi Klosi dhe 2 përfaqësuesit e PD në Durrës

Zhvilluan takim elektoral në kundërshtim me masat anti-COVID, gjobitet me 5 mln lekë Blendi Klosi dhe 2 përfaqësuesit e PD në Durrës

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi

BERAT- Pas ish-deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari, edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi është gjobitur pasi ka shkelur masat anti COVID. Edhe pse është e ndaluar, Klosi ka organizuar takim elektoral, duke grumbulluar dhjetëra persona, e duke u shndërruar një një rrezik për përhapjen e COVID.

“Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin B. K., përfaqësues i një subjekti politik, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, edhe pronari i biznesit ku u mbajt ky takim, është ndëshkuar me gjobë në masën 1 mln lekë.

“Gjithashtu, shërbimet e Policisë̈ kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin K. H., pronari i subjektit, pasi ka lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në subjektin në pronësi të tij, në kundërshtim me Aktin Normativ”, thuhet në njoftim.

Me gjobë nga 5.000.000 lekë secili, janë ndëshkuar edhe 2 përfaqësues të subjekteve politike në Manzë dhe Shkallnur, të cilët kanë organizuar aktivitete politike në kundërshtim me masat anti COVID. Gjobë kanë marrë përfaqësues i partisë Demokratike Shkallnur, Arapaj Fatmir Muça dhe përfaqësues i partisë Demokratike Manëz, Agim Cani. 

Më herët, u gjobit me 5 mln lekë edhe ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari. Ky i fundit në një reagim për Report Tv, tha se ky është një vendim politik duke shtuar se nuk do të ndalet, por do të vijojë takimet e tij elektorale. Gjobë ka pasur edhe për “Shoqatës Durrësi”, ku në aktivitetin e organizuar prej saj kishte qenë i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta. Edhe ky i fundit, njëjtë si ish- deputeti i tij, e ka cilësuar si një ndëshkim politik.

Kujtojmë se edhe pak ditë më parë është krijuar një situatë e pakëndshme nga kryetarja e LSI-së e cila është shfaqur pa maskë në Elbasan, teksa po zhvillonte takimin me një grup qytetarësh, në një ambient të mbyllur, ndërkohë që efektivët e policisë kanë shkuar për ta gjobitur. Disa policisë i janë afruar kryetares së LSI-së, duke i kujtuar se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anti-covid. Ata po ashtu iu kujtuan përfaqësuesve të LSI-së vendosjen e maskave. Kryemadhi nuk ka pranuar që të vendosë maskën, ndërkohë që u është drejtuar efektivëve që të merren me bandat.

Dy ditët e fundit janë intesifikuar kontrollet dhe gjobat ndaj partive politike, kjo pas paralajmërimeve të bëra publikisht nga kryeministri Edi Rama se nuk do të tolerohet askush. Ky paralajmërim ka ardhur si pasojë e rritjes së rasteve me COVID në 24 orë, ku pavarësisht kësaj, u vu re që partitë politike nuk ishin aspak të ndërgjegjësuara, por vijonin takimet elektorale, sikur COVID të mos ekzistonte.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Organizuan takime elektorale dhe shkelën masat anti-COVID, gjobiten me 10 mln lekë 2 përfaqësuesit e PD në Durrës

Ndëshkohen me gjobë nga 5.000.000 lekë secili, 2 përfaqësues të subjekteve politike në Manzë dhe Shkallnur, të cilët kanë organizuar aktivitete politike në kundërshtim me masat anti COVID.

Gjobë kanë marrë përfaqësues i partisë Demokratike Shkallnur, Arapaj Fatmir Muça dhe përfaqësues i partisë Demokratike Manëz, Agim Cani. Që të dy janë kryetarë grupseksionesh, një në Manëz dhe tjetri në Arapaj (Shkallnur).

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohen me masë administrative 5.000.000 lekë secili, 2 përfaqësues të subjekteve politike në Manzë dhe Shkallnur, të cilët kanë organizuar aktivitete politike në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti privat në Sukth, i cili lejoi zhvillimin e një aktiviteti politik në subjektin e tij.

Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, pronarët e 2 subjekteve, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet pas orarit të vendosur për mbyllje.

Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesin e një subjekti politik në Manzë, shtetasin A. C., dhe përfaqësuesin e një subjekti politik në Shkallnur, Arapaj, shtetasin F. M., të cilët kanë organizuar dhe zhvilluar aktivitete politike në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, pikën 2 të nenit 3, si dhe pikën 1 të Urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020 të MSHMS "Për ndalimin e  grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura.

Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në Sukth, shtetasi F. Ç., i cili ka lejuar zhvillimin e një  aktiviteti politik në subjektin e tij, duke shkelur Aktin Normativ.

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve në terren në subjekte që kanë vijuar ushtrimin e aktivitetit, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos zbatuar orën policore, kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative me nga 1.000.000 lekë:

Shtetasin E. Ç., pronar i një subjekti në lagjen nr. 17, Durrës;

Shtetasin Sh. K., pronar i një subjekti në Shijak.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi, dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veliu: 12/02/2021 18:57

    Lajm i mire qe policia gjobit edhe nje minister te qeverise. Keshtu duket se i trajton njesoj palet. Por ka nje problem. Zoteria eshte minister i qeverise dhe ka shkelur nje ligj, akt normativ ose vendim te qeverise ku ben pjese. Pra ka shperdoruar detyren. Minimumi duhet te jape doreheqje. Pasiqe nuk ka as moral apo etike te vazhdoje ne detyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Champions/ Surprizon Carlo Ancelotti, merr në Angli lojtarin që s'mund të luaj kundër Manchester Cityt

Champions/ Surprizon Carlo Ancelotti, merr në Angli lojtarin që s'mund të luaj kundër Manchester Cityt