Ministri italian i Shëndetësisë: Qarkullimi i Covid në botë po përshpejtohet, pa vaksinën nuk ka rrezik zero

Ministri italian i Shëndetësisë: Qarkullimi i Covid në botë po përshpejtohet, pa vaksinën nuk ka rrezik zero

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, duke folur në Senat tha se sot në botë gjendja e pandemisë prej koronavirusit është e rëndë, teksa numri total i infeksioneve ka shkuar në më shumë se 13 milionë. Në këto kushte është e qartë se nuk mund ta ulim vigjilencën. Speraza tha se “askush nuk duhet të thotë se nuk duhet të veshim maska, nuk duhet të ruajmë distancën fizike ose nuk duhet të lajmë duart”.

"Situata ndërkombëtare është shumë shqetësuese," shtoi ai. "Nuk ka rrezik zero pa vaksinën. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rrezikun e pandemisë. Qarkullimi i virusit po përshpejtohet dhe nuk po e humbet fuqinë."

Ministri italian u shpreh se "Rreziku i 'importimit' të virusit nga italianët që kthehen nga jashtë ose nga shtetasit që vijnë nga vendet e tjera është konkret, ai mund të zvogëlohet shumë, por jo të eliminohet".

Në lidhje me zgjatjen e kohës së Gjendjes së Jashtëzakonshme në Itali, Speranza tha se asgjë nuk është vendosur ende.

"Për të rindërtuar ekonominë tonë, ne nuk duhet të tërhiqemi nga masat parandaluese, kjo është arsyeja pse qeveria dëshiron të zgjasë gjendjen e emergjencws shwndetwsore deri në 31 korrik. Ekziston gjithashtu detyrimi për të mbajtur maska ​​dhe ndalim të hyrjes nw Itali tw udhwtarwve nga vendet jo të BE-së dhe kontrolle më të rrepta në porte dhe aeroporte. Ne nuk mund të anulojmë sakrificat e bëra. Deri më tani, ndalimi i hyrjes dhe tranzitit ka të bëjë me 13 vende, ne vazhdimisht do të azhornojmë këtë listë, dhe për të gjithë ardhjet nga vendet jo-europiane konfirmohet ende karantina 14-ditore", Tha Ministri Speranza në Senat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar