Marrëveshja me Italinë për emigrantët, ministri Tajani viziton Portin e Shëngjinit! Pritet nga Rama, kryeministri: Gati për njohjen e pensioneve

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, ministri Tajani viziton Portin e Shëngjinit! Pritet nga Rama, kryeministri: Gati për njohjen e pensioneve

Antonio Tajani në takim me Edi Ramën

TIRANË- Zv/kryeministri Italian që mban dhe detyrën e ministrit të Jashtëm Antonio Tajani ka nisur sot vizitën zyrtare në Shqipëri duke u ndalur në Portin e Shëngjinit, ku edhe është parashikuar që të ngrihet qendra për pritejen e refugjatëve. Në takimin pa praninë e mediave, Tajani është njohur nga afër me projektin dhe më pas është larguar.

Në orët e paradites, Tajani u takua me ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe më pas me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjete sociale Rama jep lajmin se janë gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të pensioneve të shqiptarëve në Itali marrëveshja e pensioneve. Marrëveshja për njohjen e viteve të punës i vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali. 

Në axhendën e publikuar të vizitës së ministrit të Jashtëm Italian është përjashtuar takimi me Sali Berishën, i cili është në prag të arrestimit. Dje 75 vota pro të mazhorancës Kuvendi autorizoi SPAK të arrestojë Berishën në hetim për aferën e privatizimit të kompleksit  ‘Partizani’.

I shpalluri ‘non grata’ i SHBA-së tradhtoi dhe besimin e aleatëve italianë e vetë Tajanit pasi çoi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët përkundër garancisë që i kishte dhënë në një bisedë telefonike me të më 16 nëntorit, 10 ditë pas firmosjes së saj. Burime të sigurta nga shteti fqinj për Report Tv dhe Shqiptarja.com bënë të ditur atëherë se Berisha i kishte premtuar që nuk do të protestonte dhe as ta çonte në Gjykatë Kushtetuese.  

Këtë premtim Berisha ia kishte dhënë edhe deputetit të forcës së djathtë italiane, 'Forca Italia’ Alesandro Batilokio i cili mori pjesë në kuvendin kombëtar të thirrur nga ish kryeministri më 2 dhjetor 2023 bënë të ditur atëherë burime për Report Tv por as ky nuk u mbajt. E djathta italiane kritikoi Sali Berishën për qëndrimet e shprehura ndaj marrëveshjes. 

Duke mos e mbajtur premtimin Berisha më pas e çoi në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit në 13 dhjetor 2023 mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Bardhi-Berisha kundër marrëveshjes duke sjellë automatikisht pezullimin e saj deri në një vendim përfundimtar të dhënë nga gjykata.

Seanca e parë, pritet të mbahet në 18 janar, 2024 ku palët do të paraqesin pretendimet e tyre dhe më pas brenda 3 muajve, Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim mbi marrëveshjen. Kryemistrja italiane, Giorgia Meloni u shpreh se e respektonte vendimin e gjykatës dhe se do të priste deri në një vendim përfundimtar. 

Drafti për marrëveshjen për emigrantët, u miratua në qeverinë italiane pak javë më parë dhe u dërgua në parlament për miratim. Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:36
Rama takohet me Tajanin: Më në fund jemi gati për firmosjen e marrëveshjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali 

 

Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani i cili ndodhet në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjete sociale Rama jep lajmin se më në fund do të firmoset marrëveshja e pensioneve.

"Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Dhe me lajmin e mirë se më në fuuuund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali", thuhet në postimin e Ramës.

Ora 13:58
Ministri i Jashtëm pret homologun italian, Antonio Tajanin

 

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka pritur në një takim zyrtar homologun e tij italian Antonio Tajani, i cili mban edhe postin e zv.kryeministrit të Italisë. Në fokus të diskutimeve ishin mënyrat për të forcuar bashkëpunimin dy palësh.

"Mirëprita sot në mëngjes në Tiranë kolegu im i dashur ministër i Punëve të Jashtme Italiane dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Antonio Tajani. Ne diskutuam mënyrat për të forcuar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer dypalësh përpara takimeve të tij të ardhshme në Shqipëri sot” - shkruan Hasani.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/12/2023 02:13

    Ja dhe Tajani na erdhi te na tregoje se kush eshte /i forti/i lagjes! Njelloj si Micotaqis e Gjoropetritis e ca te tjere qe na erdhen njeri-pas tjetrit per Belerin,ose u shprehen per te edhe pa ardhur.Ndryshimi qendron se Belerin e urrejne te gjithe,perfshi dhe Rama i cili nuk e ka fshehur opinion qe ka per te,gjithashtu dhe opinioni i pergjithshem ndaj Italise nuk eshte njelloj me ate ndaj Greqise.Kurse kete marreveshje te poshter, na e ka shume per zemer LARTMADHERIA E TIJ e Surrelit,e propozoi vete dhe po vete e firmosi pa pyetur popullin e pa marre leje,por kjo marreveshje urrehet nga shumica e shqiptareve sipas sontazhit.Tani cfare ndodh,ne kohen kur ceshtja eshte ne GJ.K.,na vjen ky Tajanka dhe per te bere per vete shqipot qe i ka kunder (se Ramen me vete e ka) na nxjerr nga xhepi si magjistar ne nje feste femijesh,/lepurin/ e njohjes se pensioneve qe na kishte kohe /e harruar/ dhe e pluhurosur ne sirtaret e diplomacise italiane.Pra po e fillojme me /kulacin/,po ju tundim njohjen e pensioneve shqiptareve si zilkat maces dhe ju na miratoni marreveshjen per emigrantet! Poshtersi e tradheti me te madhe se kjo nuk ka,barazohet me shitjen e detit Greqise!!!

    Përgjigju
    • Lisi: 23/12/2023 11:24

      Irisi e ka kuptuar mirë lojën. Ja pra Edverin nuk e kanë sjell kot në krye të qoverrise prej 10 vitesh. 21 janari , krokodili Brrrukselit, etj etj kanë qenë parapërgatitje për këto ditë të mbrapshta ...

  • Gazepi: 22/12/2023 21:53

    Super llum fiks siç eshte

    Përgjigju
  • I am: 22/12/2023 19:18

    Viti 2023 dhe Shqiperia kthehet ne nje koloni te fashisteve Italiane. Nje here na thane eshte borxhi qe i kemi Italise, pastaj ndihma qe japim per tu fut ne BE dhe tani qenka muhabeti tek pensionet qe kane 2 vjet qe marreveshja eshte arritur. Shteti me qesharake ne Evrope.

    Përgjigju
  • niku: 22/12/2023 14:43

    te pakten ti sjellin emigrante familjare apo femije se edukohen. pjesa tjeter eshte e paintegrueshme, sic kane rezultuar ne europe migrante nga vender islamike

    Përgjigju
  • Xhevat Kapaj: 22/12/2023 11:48

    Gazetarët në Shqiperi ti bëjnë pyetje zotit Tajani se pse spo e firmosin akoma marrëveshjen për njohjen e kontributeve të pensionit për mijëra shqiptarë që punojnë në Itali dhe ata italianë që punojnë në Shqiperi?Pse spo finalizohet kjo poçedurë që ka vite që është dakortësuar midis dy komisioneve Itali-Shqipëri dhe pse spo viet në punë fondi që është vënë në dispozicion nga qeveritë e mëparshme italiane të firmosur edhe nga presidenti Matarella?Jepuni dinjitet punëtorëve shqiptarë dhe italianë.

    Përgjigju
  • Emigrante: 22/12/2023 08:23

    Nuk i duam kampet lager per fukarenjte. Turp per Ramen . Akoma nuk ka shkuar Rama ne Shengjin te flas me njerzit perse duhet te vij Tajani ? Tajani te shkoj e ti bej ne itali kampet, te mar edhe Ramen me vete qe tu mbush mendjen italianve! Poshte marreveshja fashiste Meloni-Rama!

    Përgjigju
    • Kistra: 22/12/2023 13:44

      Pse nuk i fut nje mosbindje civile, parullat nuk mjaftojne!

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi

Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi