Ministri Klosi i bashkohet Pelegrinazhit në Teqen e Kulmakut: Mali i Tomorrit, Park Kombëtar

Ministri Klosi i bashkohet Pelegrinazhit në Teqen e Kulmakut: Mali i Tomorrit, Park Kombëtar


Në ditën  e shënuar për besimtarët bektashinj, Pelegrinazhit të tyre për tu ngjitur në Malin e Tomorrit do të bashkohet edhe ministri i Turzimit, Blendi Klosi. Ministri Klosi prej kohësh është në 'luftë' me gjykata për të shpallur të gjithë zonën e Malit të Tomorrit, Park Kombëtar, në mënyrë që të ndalohen gërryerjet dhe shkatërrimi nga mjetet e rënda të guroreve që operojnë në këtë zonë. Megjithatë deri më tani gjykata nuk ka pranuar që Mali i Tomorrit të shpallet Park Kombëtar duke lejuar kështu veprimtarinë e guroreve të Beratit. Ndërkohë ministria e Turizmit ka nisur edhe një peticion për të mbledhur firma nga qytetarë të ndryshëm që Mali i Tomorrit të shpallet Park Kombëtar. Për të mbledhur numrin e nevojshëm, ministri Klosi do t'u kërkoj të firmosin peticionin edhe Pelegrinëve që sot ngjisin Malin e Tomorrit për në Teqenë e Kulmakut.


Lajmi kryesor:

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, sot dita kulminante, mijëra besimtarë ngjiten në Teqenë e Kulmakut


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi