Ministri Klosi: Projekt me vendet
e rajonit për unifikimin e diplomave

Ministri Klosi: Projekt me vendet<br />e rajonit për unifikimin e diplomave
Shqipëria-Kosova-Maqedonia-Serbia do të bashkëpunojnë për të rritur punësimin përmes arsimit profesional.

Kështu ka deklaruar nga Shkodra gjatë një konference rajonale Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë Blendi Klosi nga ku ka shtuar se shkollat profesionale në vend janë kthyer në shkolla multidisiplinare. Ministri Klosi mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Shkodër për publikimin e rezultateve të bashkëpunimit të projektit rajonal SEED, që është zbatuar në Shqipëri, Serbi e Kosovë. Sipas tij, pritet që në muajin dhjetor të hapet dhe një zyrë e përbashkët mes vendeve të rajonit për shkëmbimin e eksperiencave.

Arritëm të realizonim këtë konferencë në ambientet më të mira të punësimit dhe duhet më shumë profesionistë dhe lehtësira për biznesin. Shkollat tona janë transformuar në shkolla multidisiplinare ku 50% e mësimit do bëhet në shkolla dhe 50% në biznese duke paguar vetëm sigurimin e jetës. Ne po synojmë krijimin e një shkolle ekselente e po ashtu me 8 dhjetor hapim zyrën e përbashkët me Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi me qëllim shkëmbimin e eksperiencave’ tha Klosi.

Unifikimi i dilplomave
Ministri Klosi bëri të ditur se në dhjetor do të propozojë ngritjen e rrjetit të përbashkët të shkollave dhe formimit profesional. “Në takim me homologët e rajonit në dhjetor do të propozoj ngritjen e rrjetit të përbashkët të shkollave dhe formimit profesional. Do të shkojmë drejt unifikimit të diplomave dhe certifikimeve të formimit profesional rajonal. Kemi nevojë për unifikimin e tregut të punës, për konkurrencë të barabartë në rajon. Vetëm një treg rajonal pune me punonjës të kualifikuar, me kurrikula të barabarta për të gjithë rajonin, do na përfshijë më shpejt në tregun europian të punës. Projekti austriak në tre shtete tregoi se tregu i përbashkët rajonal ka nevojë të ecë më shpejt se politika”, tha Klosi.

Ambasadori austriak

Ndërsa ambasadori austriak Satler ka shtuar se arsimi professional duhet që të ndikojë në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të turizmit. “Shqipëria ka shkolla të suksesshme profesionale që do të mdikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit! Shkodra është vendi im i preferuar në Shqipëri! Ky projekt përfshin Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë, Serbinë.” tha ambasadori austriak Satler.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja