Ministri Klosi takon Thaçin: Nevojiten 
axhenda të njëjta në skemat sociale

Ministri Klosi takon Thaçin: Nevojiten <br />axhenda të njëjta në skemat sociale
TIRANE- Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi gjatë një takimi në Prishtinë me Zëvendëskryeministri e Kosovës, Hashim Thaçi ka propozuar unifikimin e skemave të njëjta për pensionet dhe tregun e punës. 

“Është e nevojshme që të praktikojmë shërbime dhe skema të njëjta aty ku mundemi, si për të moshuar, ashtu edhe për tregun e punës, duke u ofruar trajnime të interesuarve, në përputhje me nevojat e bizneseve”, tha Klosi në takim.

Nga ana e tij zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh gjatë takimi se “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kurrfarë pengesash në bashkëpunim, por këtë duhet ta thellojnë edhe më shumë në rrafshin praktik, sepse vullneti dhe gatishmëria nuk kanë munguar asnjëherë”. Në vizitën zyrtare që zhvilloi në Kosovë ministri Blendi Klosi pati një sërë takimesh të tjera, duke filluar me Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryetarin e Kuvendin Kadri Veseli si dhe u nënshkrua marrëveshja e bashkunimit për rininë me homologun kosovar Kujtim Shala.

Ne sot nënshkruam një marrëveshje të përbashkët, e cila do të jetë një hap i parë në hapjen e disa aktiviteteve që ne do realizojmë duke startuar të gjithë punën tonë në datën 12 gusht, që është dhe dita e Rinisë, ku dhe do kemi aktivitetet e para të përbashkëta”, - u shpreh ministri Blendi Klosi.

“Akti i nënshkrimit është një akt i rëndësishëm, me të cilin ne formalisht lidhim politikat tona që kanë të bëjnë me fushën e rinisë. Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë në disa fusha, por konkretizimi edhe i kësaj natyre, siç është dhe marrëveshja, u ka hapur rrugë mbledhjeve të përbashkëta të dyja qeverive dhe deklaratat e përbashkëta, të cilat vërtet janë orientim strategjik i të dyja qeverive për politika të përbashkëta”, - tha ministri kosovar Kujtim Shala.
 
Takimet
Gjatë qëndrimit në Kosovë, ministri Blendi Klosi ka pasur edhe një sërë takimesh të tjera me zyrtarët më të lartë kosovarë, ku veç bashkëpunimit për rininë, fokusi i bisedimeve ka qenë binjakëzimi i shërbimeve sociale, orientimi i formimit profesional të të rinjve drejt kërkesave të tregut të punës, si dhe startimi i marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore.

Klosi pati një takim me kryeministrin Isa Mustafa, me të cilin u diskutua për mundësitë e çuarjes më përpara të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e punësimit, mirëqenies sociale dhe rinisë. Nga ana e tij, Kryeministri kosovar pasi bëri një përshkrim të politikave të Qeverisë së Kosovës në hapjen e vendeve të reja të punës dhe forcimin e shtetit ligjor, theksoi angazhimin për të çuar më përpara bashkëpunimin me Shqipërinë për zbatimin e projekteve që sjellin zhvillim më të madh ekonomik dhe social për qytetarët e të dyja vendeve.

Ministri Blendi Klosi shprehu vullnetin e Qeverisë së Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës, me fokus kryesor te nxitja e punësimit dhe mirëqenies sociale. Ministri Klosi u prit në një takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili nga ana e tij kërkoi që bashkëpunimi mes dy vendeve të jetë më konkret dhe i prekshëm për qytetarët në të dyja anët e kufirit. Klosi e njohu kryeparlamentarin Veseli me disa bashkëpunime konkrete që të dyja vendet po realizojnë, sidomos në fushën e arsimit profesional, politikave sociale, si dhe krijimin e një tregu të përbashkët pune.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve

Protesta e dhunshme e PD-së/ Kulluri: Kur një parti ka mbështetje popullore, tregon numra jo molotov! Arrestimi i Berishës dhe Salianjit nuk janë halli i shqiptarëve