Ministri Koka në Marinzë: Bankers të plotësojë kushtet ose prishje kontrate



FIER, 8 Prill / ATSH / - Ministri i Mjedisit,  Lefter Koka, inspektoi sot zonat e prekura nga shpërthimi i gazit në Marinzë.
Ministri pati takim edhe me banorët e zonës të cilit i shprehën shqetësimet e tyre.
Ministri premtoi për përmirësimin e situatës mjedisore dhe theksoi se "do të rishikohen kushtet e kontratës me kompaninë Bankers" dhe shtoi se "nëse nuk plotësohen këto kushte, Bankers-it do i ndërpritet aktiviteti".
Ministri i Mjedisit deklaroi gjithashtu se banorët e Marinzës do të dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i gazit.
"Do të këmbëngulim që zhdëmtimi të bëhet 100% nga Bankers.  Të plotësojë kushtet ndryshe do propozojmë prishje kontrate" tha Koka. /n.l/ /a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën