Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në fjalën e mbajtur në komisionin e Posaçëm të Antikorrupsionit, ngriti shqetësimin se pjesa më e madhe e pronave janë të paregjistruara në emër të bashkive.
Ai theksoi punën që duhet bërë për të lehtësuar procedurën që bashkitë të kenë mundësi të regjistrojnë pronat që i kanë të tyre.
“Pjesa më e madhe e pronave janë të paregjistruara në emër të bashkive dhe unë mendoj që duhet që nga pikëvështrimi administrativ i mënyrës se si regjistrohen pronat tek mbështetja teknike që bashkitë të regjistrojnë pronat, kemi nevojë që të gjitha palët të bëjmë më shumë për të pasur mundësi që bashkitë, si fillim t’i regjistrojnë pronat dhe ta kenë një proces të lehtësuar”, u shpreh Mazniku
Po ashtu, Ministri Mazniku foli për ligjin e ri të bashkëpronësisë që prek hapësirat e përbashkëta duke e vënë theksin te nevoja që kanë këto prona të mirëmbahen. Ligji i ri që po harton qeveria sipas Maznikut ndihmon në një seri elementësh që kanë të bëjnë me mënyrën si regjistrohet prona, si disponohet dhe si ndryshohet.
“Kemi qartësi shumë të madhe për ato që janë prona private, gjithashtu e kemi të qartë se çfarë pronë publike që është e të gjithëve, por kur hyjmë në diskutimin e pronave të përbashkëta që është një sipërfaqe shumë e madhe prone, kjo është e pavlerësuar siç duhet”, tha Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor
Lajmi kryesor:
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.4%
-
Të gabuar
68.8%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 2206
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet të takojë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor
27 Nëntor, 17:03
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Europian, mandati nis më 1 dhjetor
27 Nëntor, 16:23
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Ekonomia gjermane në prag të recesionit
27 Nëntor, 08:54
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Siguria në shkolla/Rama njofton planin e masave: Kamera në shkolla dhe kontroll dixhital për çdo mjet metalik në çanta! Konsultime për mbylljen e TikTok dhe SnapChat
26 Nëntor, 13:58
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39
-
Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!
26 Nëntor, 11:23
-
Bulqizë/ Rama prezanton projektin transformues të zonës ushtarake: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit! Rruga e Arbrit drejt përfundimit, Tuneli i Murrizit pati marrje mësysh
26 Nëntor, 11:14
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10