Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Edmond Panariti priti në një takim Ambasadorin e Emirateve të Bashkuara, Sultan Mohammed Al Ali.
Ministri Panariti, pasi i shprehu vlerësimet më të larta për vizitën dhe miëkëpritjen që i është rezervuar gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara, e njohu diplomatin nga Emiratet e Bashkuara me resurset e Shqipërisë, përsa i përket Bujqësisë dhe Agroturizimit. “Bujqësia në Shqipëri është mjaft e zhvilluar dhe po njeh çdo ditë zhvillim”, deklaroi Panariti, duke i treguar ambasadorit, se fushat më me interes për investime në vendin tonë janë bujqësia, agruturizmi, ndërtimi i fermave blegtorale dhe kultivimi i bimëve mjekësore.
Interesi i Emirateve të Bashkuara, qëllim ky edhe për takimin e zhviolluar sot, është importimi i mishit të qigjit. Në lidhje me këtë, Ministri Panariti e ftoi ambasadorin, që të sjellë në Shqipëri inversitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të investojnë e ngrenë ferma blegtorale, si dhe të gjithë zinxhirin e përpunimit të mishit, edhe sipas praktikave ‘Hallall’ dhe më pas ta çojnë drejt vendit të tyre.
Nga ana e tij, ambasadori Sultan Mohammed Al Ali, u shpreh se do të dërgojë në vendin e tij një raport me resurset dhe mundësitë që ofron shqipëria në fushën e investimeve në bujqësi, blegtori dhe agroturizëm dhe më pas, do të sjellë në Shqipëri investitorë apo delegacione nga Emiratet, sipas interesave që ata do të shprehin, për fusha të ndryshme.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com