Gjatë inspektimit, Ministri Tahiri dhe Diplomati Gjerman në Tiranë u njohën nga afër me procedurat e kalimit në pikat kufitare, rigorozitetin e punës së punonjësve të policisë kufitare në respektimin e rregullave të kalimit kufitar.
Në një prononcim për mediat, Ministri Tahiri dhe Ambasadori Hoffman i bën apel qytetarëve shqiptarë të mos bien pre e mashtrimeve për azil. "Policia kufitare po punon me rigorozitet maksimal për të garantuar kalimin e qytetarëve nga njëri vend në tjetri", tha Tahiri. Gjithashtu ai garantoi se të gjithë qytetarët shqiptarë që kërkojnë të shfrytëzojnë regjimin e lirë të vizave nuk do të kenë asnjë problem për të kaluar në pikat kufitare.
Po ashtu Tahiri tha se Policia e Shtetit po heton të gjitha agjencitë e udhëtimit, apo persona të veçantë që po abuzojnë me çështjen e kërkesës për Azil.
Ambasadori Hoffman ritheksoi faktin se shqiptarët nuk mund të përfitojnë në asnjë mënyrë azil ekonomik në vendin e tij. "E kam thënë dhe po e theksoi sërish, qytetarët zhqiptarë jetojnë në një vend të siguritë dhe që respekton të drejtat e njeriut, prandaj shqiptarët nuk mund të përfitojnë azil ekonomik apo politik në Gjermani", shtoi Hoffman. Ai gjithashtu theksoi se të gjithë ata që janë nisur dhe janë në vendin e tij për të kërkuar azil do të kthehen së shpejtë në Shqipëri.
/atsh/
