URA VAJGURORE - Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj ka shkuar sot në Urën Vajgurore për të takuar nga afër familjet e përmbytura.

Pasi u takua me banorët dhe shpërndau ndihma në ushqime, Veliaj u shpreh se ndonëse faza e parë kaloi nuk është tërhequr humbja e pësuar.
 
Jemi duke zbatuar një plan të shpërndarjes së ushqimeve, veshmbathjeve dhe paisjeve elektroshtëpiake. 67 familet e përmbytura në Urën Vajgurore janë njësojë si familjet e përmbytura në vendet e prekura dhe ne jemi këtu për të rikuperuar humbjet.

Pas takimit të bërë sot me kryeministrin dhe biznesmenë të vendit jemi këtu në terren për të zbatuar projektin e shpërndarjes së ndihmave me qëllim që mos të mungojnë ushqimet, veshjet dhe paisjet më të domosdoshme.
”- tha Veliaj nga Ura Vajgurore.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)