TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se viti i ri shkollor do të nisë në datën 14 shtator.
Ndërkohë, përgjatë periudhës 31 gusht deri më 11 shtator do të zhvillohen orë mësimi të gjuhës shqipe dhe të matematikës, për ata që kanë humbur mësimin online gjatë kohës së pandemisë. Ministria e Arsimit sqaron se do të ruhen të gjitha masat anti- COVID.
"Nisur nga disa lajme ditën e sotme, MASR nënvizon se viti i ri shkollor NUK FILLON më datë 31 gusht, por më 14 shtator, ashtu siç edhe është parashikuar. Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020. Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020.
Zyrat Arsimore kanë identifikuar shkollat dhe nxënësit të cilët mund të jenë pjesë e këtij programi dhe që janë kryesisht nxënës të cilët u përkasin shtresave vulnerabël, romë, egjiptianë apo të zonave të thella gjeografike. Zbatimi i programit plotësues do të menaxhohet nga drejtoritë dhe zyrat arsimore vendore, si dhe shkollat sipas rasteve të identifikuara. Ndërkohë, orët mësimore gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen sipas të gjitha protokolleve të kushteve higjieno-sanitare, duke ruajtur distancimin fizik dhe mbrojtur shëndetin e gjithsecilit", njofton Ministria.
Më herët, ministria e Arsimit, Besa Shahini ka bërë me dijet se mësimi do të nisë në bankat e shkollës, teksa ka theksuar se do të detajohet protokolli i sigurisë me Ministrinë e Shëndetësisë.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.2%
-
Jo
39.2%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 887
Lajme të tjera
-
Sot Dita Botërore e Sindromës Down, ministrja Kushi: Duhet të reflektojmë të gjithë si shoqëri, këta fëmijë kanë nevojë për më shumë mbështetje
21 Mars, 11:49
-
Konkursi ‘Dhurata Për Mësuesin Tim’, ministrja Kushi: Pjesëmarrje që kapërceu kufijtë e Shqipërisë
19 Mars, 16:17
-
Projektiligji/ Ibrahimaj: Punëdhënësit me numër të lartë punonjësish duhet të punësojnë persona me aftësi të kufizuar, ndryshe paguajnë te Fondi i Punësimit
13 Mars, 13:39
-
40 vite në arsim, rrëfimi i mësuese Miriamit në Shkodër: Brezat kanë ndryshuar, kushtet janë përmirësuar
7 Mars, 11:36
-
7 marsi/ Nxënësit lule e dhurata mësuesve! Nuk mungojnë as zarfe me para! Nxënësja: Kam dhuruar një buqetë dhe ca lekë
7 Mars, 07:03
-
Ministrja e Arsimit për Sondazhin Kombëtar të Studentëve: Vlerësimi i cilësisë dhe performancës së universiteteve i rëndësishëm për institucionet
3 Mars, 17:57
-
Maturantët nisin plotësimin e formularit A1 e A1Z! 1 javë kohë për të vendosur lëndën me zgjedhje
27 Shkurt, 17:21
-
Ministrja Kushi për sistemin SMIP: Ofron shumë avantazhe dhe e ngre sistemin tonë arsimor në një tjetër nivel të digjitalizimit
25 Shkurt, 12:48
-
Risitë e maturës shtetërore, Kushi te ‘Edukimi’: Provimet në sallë të mëdha me kamera! Ata që duan mjekësinë, kanë kriter hyrës në fakultet test të informatizuar
21 Shkurt, 11:40
-
Rithemelimi i Berishës: Qeveria nis fushatë ‘kush dëshiron, bëhet mësues’! Po diskriminon studentët e diplomuar për mësuesi
19 Shkurt, 11:24
-
Kriza për mësues, Ministria e Arsimit ‘i falet’ profesioneve alternative! Udhëzimi i ri, zgjerohen mundësitë për aplikim të mësuesve
17 Shkurt, 15:47
-
4 laboratorë dhe 1 Qendër Multifunksionale i shtohen Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Kushi: Jo vetëm për kërkim shkencor, në dispozicion edhe të studentëve
15 Shkurt, 11:06
Eshte e vertete qe klasat do te ndahen e 2 grupe?
PërgjigjuËeshtë cmenduri! Në leter i shkruan rregullat, por janë komplet te pazbatueshme nga femijët dhe të rinjtë. Ku do e kenë vëmendjen, te covid, te mësimi apo te argetimi? Kush do jete përgjegjës për të detyruar femijet rrebelë të zbatojnë rregullat? Shumica e njerezve, perfshire mesuesit, nuk i zbatojnë rregullat as në përditshmërinë e tyre...jam i bindur që për 2-3 jave do ti mbyllin prapë.
Përgjigju