Reshjet e dëborës që kanë mbuluar veriun dhe juglindjen e vendit prej ditës së djeshme, i kanë lënë kryesisht vendin reshjeve të shiut, duke sjellë kështu edhe lehtësimin e situatës në disa nga akset kryesore.
Reshjet e shiut kanë rënë gjatë orëve të pasdites, pothuajse në të gjitha qarqet e vendit, ndërsa në lartësitë mbi 1000 ka rënë dëborë. Sipas njoftimit më të fundit të Ministrisë së Brendshme, në përgjithësi rrugët kombëtare janë të qarkullueshme, por në disa akse ka patur vështirësi për shkak të ngricës së shfaqur në rrugë.
Sakaq të gjitha subjektet e kontraktuara kanë vënë në dispozicion mjetet dhe forca pune, si dhe kanë trajtuar me kripë, segmentet ku ka patur akull dhe ngrica. Zonat më të prekura kanë qenë në veri dhe verilindje të vendit, por është prekur edhe qarku i Korçës, kryesisht rrethi i Devollit.
Ora 19.00 Përmbledhje e situatës sipas qarqeve
Qarku Kukës - Prej orëve të mëngjesit ka patur reshje shiu me intesitet të ulët. Kjo ka bërë që në qytetet të shkrijë një pjesë e dëborës së rënë gjatë natës. Lartësia e dëborës në qytet varion: Kukësi 13 cm, Hasi 18 cm, Tropoja 21 cm. Në lartësitë mbi 700 m ka patur reshje të dobëta flokësh dëbore.Temperaturat 5 deri 9 gradë celsius.
Situata në akset rrugore - Në "Rrugën e Kombit" qarkullimi bëhet pa zinxhirë, sepse edhe dëbora e rënë ka shkrirë kurse në segmentin Kalimash-Morinë po punojnë 6 borëpastruese; Kukes - Vasije - Draj Reç po punojnë 4 borëpastruese e 1 fadromë; Kukes - Ura Zapod punojnë 2 mjete, 1 fadromë e 1 borëpastruese; Kolsh - Qafë Shllak 2 borëpastruese e 1 fadromë; Krume-Qaf Prush-Kam punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë, aksi është i qarkullueshëm por ka pasur ngrica dhe akull në drejtim të Qaf Prushit; B.Curri-Ura e Dushaj-Fierze-Lekbibaj punon një fadromë; B.Curri-Kam punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë; B.Curri-Valbonë punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë; B.Curri-Qaf Morine punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë; Ura Drini Zi - Krume punojnë 2 borëpastruese e 1 fadromë.
Rrugët në administrim të Bashkive, në përgjithësi të gjitha janë të qarkullueshme por në fshatrat në lartësi të mëdha, ka probleme. Në të gjitha territoret e qyteteve po punojnë mjetet për hapjen e rrugëve brenda tyre.
Qarku Dibër - Moti është me vranësira dhe reshje të dobëta shiu lokale. Trashësia e dëborës në Lurë është 8 cm dhe në Kalanë e Dodës, trashësia e dëborës 10 cm. Në rrethin e Bulqizës dhe të Burrelit ka reshje të dobëta shiu.
Situata në akset rrugore - Aksi kombëtar Peshkopi - Bllatë - Maqellarë - Qafë Bualli është i kalueshëm pa probleme; aksi kombëtar Peshkopi - Kala e Dodes ka qenë i qarkullueshëm, por në disa segmente ka patur probleme për shkak të terrenit të thyer e te ngricave; aksi rrugor rural Lurë -Arras nuk është i kalueshëm, por lidhja bëhet nga segmenti tjetër rrugor Lurë -Kurbnesh - Rëshen, i cili është i kalueshem.
Ne zonat e thella të Bashkisë Dibër si Lurë, Selishtë, Kala e Dodes ka vetëm reshje shiu. Në lumenjtë prurjet nga reshjet janë minimale dhe nuk ka probleme të daljes së tyre nga shtrati. Situata e furnizimit me energji elektrike nuk ka probleme.
Qarku Korçë - Të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rurale janë të kalueshme. Aksi kombëtar Qafë Thanë - Korçë nuk ka probleme dhe mirëmbahet nga 7 mjete borëpastruese; në aksin Korçë - Kapshticë punojnë 3 mjete borëpastruse; në aksin Korçë - Ersekë punojnë 2 mjete; dhe në aksin Ersekë - Çarçovë 2 mjete; në aksin rrugor Zëmlak - Liqenas - Dogana Goricë punojnë 2 mjete; kurse në një pjesë të aksit rrugor Boboshticë - Dardhë kalimi kryhet me zinxhirë, për mirëmbajtjen e rrugës punon 1 mjet fadromë.
Subjektet kontraktore po trajtojnë rrugët me kripë dhe kanë në gatishmëri, të gjitha forcat dhe mjetet. Situata e furnizimit me energji elektrike nuk ka probleme.
Qarku Shkodër - Në qarkun e Shkodrës të gjitha akset kombëtare rrugore janë të kalueshme, vetëm në aksin rrugor Bardhoc - Iballë ka probleme në qarkullimin rrugor për shkak të prezencës së dëborës. Në këtë aks po punon 1 borëpastruse.
Në aksin Fushë Arrëz - Qafë Mali - Qafë Shllak – Fierzë ka prezencë të dëborës në rrugë dhe kalimi i mjeteve bëhet me vështirësi për shkak se në disa segmente ka ngricë.
Rrugët rurale kanë vështirësi në qarkullim për shkak të prezencës së dëborës, sidomos në disa segmente rrugore të njësive administrative Shosh, Shalë.
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit.
Ja situata në vend gjatë orëve të paradites
Ministria e Brendshme ka bërë një pasqyrim të situatës pas reshjeve të dendura të dëborës në disa rajone të vendit, ku thekson se në disa akse rrugore në Qarkun e Kukësit, Korçës, Shkodrës e Dibrës përdorimi i zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve është i domosdoshëm.
Reshjet e dëborës në qarkun e Kukësit, Korçës, Shkodrës e Dibrës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor. Strukturat e Policisë së Shtetit, të Emergjencave Civile dhe pushtetit lokal këshillojnë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes dhe të vendosin zinxhirët në disa akse problematike. Pas monitorimit të situatës dhe masave të marra, në qarqet e lartpërmendura nuk raportohet ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike apo probleme të emergjencave mjekësore.
Në bazë të të dhënave dhe informacioneve të Emergjencave Civile, situta sipas qarqeve më problematikave: Në qarkun Kukës, mjetet borëpastruese po punojnë për të mbajtur hapur akset Kalimash – Morinë; Kukës - Ura e Zapodit; Krumë - Qafë Prush – Kam -B.Curri - Valbonë, ku vërehet prezencë e ngricave.
Qarku është përfshirë nga reshje të dendura dëbore ku lartësia në qytete shkon: Kukësi 12 cm, Has 25 cm, Tropojë 30 cm. Në lartësitë mbi 700 m lartësia e dëborës varion nga 30 deri në 50 cm.
Në qarkun Korçë, përdorimi i zinxhirëve është i nevojshëm në një pjesë të aksit rrugor Korçë - Dardhë.Në qarkun Shkodër, rrugët në Pukë, Shkodër dhe Malësi e Madhe janë të kalueshme, përveç aksit Bardhoc – Iballë, dhe Bogë – Theth, i bllokuar në vendin e quajtur Qafë Thore ku ka rreth 70 cm dëborë, si edhe në aksin Bardhet – Iballë.
Në aksin Qafë Mali – Fierzë dhe Pukë – Fushë Arrëz, kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë. Në qarkun Dibër, temperaturat e ulëta sot janë pasuar nga një mot me vranësira dhe reshje lokale shiu. Kujdes duhet treguar në akset nacionale Kala e Dodës – Peshkopi, si edhe në aksin rural rrugor Selishtë – Muhurr.
Firmat që mirëmbajnë rrugët kanë nisur hedhjen e skorjes dhe pastrimin e akseve të tjera kombëtare Peshkopi - Kala e Dodës; Peshkopi – Bllatë; Maqellarë - Ura e Topojanit - Fushë Bulqizë.
Në qarqet e tjera nuk ka problematika, nga kushtet e motit.
RedaksiaOnline
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com