
Thirrje Interesi për Shoqëri Auditi, i cili do të mbështesë Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e programit “ Fuqizimi i Agjencisë Shqiptare të Pagesave (AZHBR) për lëvrimin e kontributeve në bujqësi”, “ Projekti Pilot për Krijimin dhe Eksperimentimin e një Sistemi Sigurimesh të Lehtësuara për Mbulimin e Rreziqeve në Bujqësi”, Për programin “ Zhvillimi i Qëndrueshëm i Sektorit të Ullishtarisë Shqiptare (ZHQSU)”.
Në kuadër protokollit dypalësh të bashkëpunimit për zhvillim 2010-2012 i firmosur në Tiranë më 12 prill 2010, programin e modernizimit të sektorit të bujqësisë që përfshin tre nisma : i) krijimin e një skeme sigurimi në favor të ndërmarrjeve të vogla e të mesme bujqësore ( SME-të) ii) mbështetjen për krijimin e Agjencisë së Pagesave –AZHBR, iii) fuqizimin e ullishtarisë, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë ( Drejtoria e Përgjithshme e Bashkëpunimit për Zhvillim), Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave shpall procedurën për përzgjedhjen Shoqërisë Audituese për zbatimin e programit “Fuqizimi i Agjencisë Shqiptare të Pagesave (AZHBR) për lëvrimin e kontributeve në bujqësi”, “ Projekti Pilot për Krijimin dhe Eksperimentimin e një Sistemi Sigurimesh të Lehtësuara për Mbulimin e Rreziqeve në Bujqësi”, Për programin “ Zhvillimi i Qëndrueshëm i Sektorit të Ullishtarisë Shqiptare (ZHQSU)”.
Procedurat e Aplikimit:
Aplikimet duhet të jenë në anglisht dhe të përmbajnë:
- Emrin, adresën dhe numrin e regjistrimit
- Informacione kontakti
- Kopje të dëshmive dhe eksperiencave të punës
Kleves Janku
( kleves.janku@bujqesia.gov.al)
Drejtoria Juridike e MBZHRAU
Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr 2, Tiranë
Aplikimet pranohen deri më dt 15 Shtator 2014 brenda orës 14:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
