TIRANE, 8 Prill /ATSH/- Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, do të vijojë identifikimin dhe regjistrimin e blegtorisë, jo vetëm nëpërmjet matrikullimit por edhe përmes regjistrit dixhital, si modeli bashkohorë që i përgjigjet standarteve evropiane të sigurisë ushqimore.
Duke vlerësuar rëndësinë e konsumit të ushqimeve të kontrolluara dhe veçanërisht të atyre që vijnë nga kafshët bujqësore (dele, gjedhë etj) ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, kërkoi bashkëpunimin e të gjithë aktorëve për lëvizjen në gjithë zinxhirin ushqimor nga origjina deri në tryezë.
I pranishëm në takimin e organizuar të martën në Ditën Botërore të Shëndetit, kreu i Bujqësisë vendosi theksin, në sigurinë ushqimore si një nga faktorët kryesorë për përhapjen e më shumë se 200 sëmundjeve.
Duke u ndalur tek rreziqet e mëdha ekonomike që paraqesin ushqimet e pakontrolluar sidomos në një botë të globalizuar, ministri Panariti aploi për intensifikim të kontrolleve dhe sensibilizim të konsumatorëve për të përdoruar vetëm ushqime të kontrolluara.e,xh/ /a.g/