NJOFTIM
 
Në përputhje me Ligjin nr. 9072 datë 22.5.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike" i ndryshuar, dhe VKM nr. 1701 datë 17.12.2008. “Për miratimin e rregullores për proçedurat e dhënies së autorizimeve, për ndërtimin e objekteve të reja gjeneruese të energjisë, që nuk janë objekt konçesioni", Shoqëria “Albtek Energy shpk" ka paraqitur projektin për ndërtimin e një, burimi gjenerues të energjisë me biomasë, në qytetin e Elbasanit.
Shoqëria “Albtek Energy shpk" është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në QKR me objekt projektim dhe ndërtimin e impianteve për trajtimin e mbetjeve urbane me rikuperim të energjisë. Një informacion më I detajuar lidhur me projektin mund të gjendet pranë Drejtorisë së Konçesioneve, Prokurimeve, Shpronësimeve dhe Privatizimit në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.
Objeksionet ose komentet lidhur me këtë aplikim mund të dërgohen në adresën e mëposhtme brenda 1 muaji nga data e publikimit të parë.
 
Ministria e Energjisë dhe lndustrisë.
Drejtoria e Koncesioneve, Prokurimeve, Shpronësimeve dhe Privatizimit
Blvd. Dëshmorët e Kombit, 1001
Tiranë