Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka mohuar raportimet se Kosova nuk ka arritur të futet në axhendë për shqyrtim të aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Përmes një komunikate për media, ministria ka bërë me dije nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Duke qenë se procedura e anëtarësimit në Këshillin e Evropës është komplekse dhe për t’i sqaruar disa keqkuptime dhe keqinterpretime të bëra së fundi, e shohim të nëvojshme publikimin e kësaj komunikate. Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar. Përkundrazi, që nga 12 maji i vitit 2022 janë bërë përparime të rëndësishme përgjatë procesit të anëtarësimit”, është thënë në komunikatë.
Në komunikatë përmendet edhe mundësia e kushtëzimit të Kosovës.
“Më saktësisht, në këtë fazë, Komiteti i Ministrave duhet të kërkojë opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në këtë fazë të parë të vendimit në Komitet të Ministrave nuk ka përcaktim të standardeve për fillim të anëtarësimit. Rrjedhimisht, çfarëdo kushtëzimi i mundshëm në këtë fazë do të ishte kundër Statutit të Këshillit të Evropës, praktikave të anëtarësimit dhe vlerave të organizatës” është thënë në komunikatën e MPJD-së.
Ministre me te ndyre se kjo zgardaballa Gervalla Kosova mos paste kurre,plere dhe idjote komplet.
Përgjigju