TIRANË - Ndërsa Prokuroria e Krujës bërë publike se plot 12 mijë kallëpë tritoli 200 gramësh rezultojnë të zhdukur vitet e fundit nga magazina ushtarake e fshatit Nuaj në këtë rreth, nuk ka vonuare dhe reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes.
Në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes sqaron se në lidhje me tritolin e vjedhur i cili arrin në një vlerë 200 milionë Lekë, bëhet fjalë për vjedhje që daton më herët dhe se ka qenë pikërisht kjo ministri që ka bërë edhe denoncimin.
Më tej Ministria e Mbrojtjes bën me dije se vjedhja u zbulua si rezultat i një urdhër-kontrolli që ka dhënë ministrja Kodheli. Ndërkohë që kjo e fundit herë pas here ka deklaruar se lufta kundër korrupsionit është kryefjala e punës se saj, jo vetëm ndaj atyre që kanë ikur, por edhe ndaj çdo zyrtari aktual.
Gjithashtu mësohet se Tetari i ndaluar nga ana policisë, Adem Hasani, ishte në atë vend pune prej 18 vitesh. Dyshohet se vjedhja është kryer në mënyrë graduale.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com