Ministria e Mjedisit, plane menaxhimi për bregdetin e Vlorës

Administrata e Zonave të Mbrojtura në qytetin e Vlorës dhe Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, INCA, me rastin e përurimit të rikonstruksionit të molit në Shën Vasil, Karaburun dhe Zyrës së Informacionit në Parkun Kombëtar, Llogara, organizuan një sërë aktivitetesh promovuese në fushën e turizmit dhe atë të mjedisit.

Punimet janë financuar nga Ministria e Mjedisit dhe INCA në kuadër të zbatimit të projektit të Ministrisë së Mjedisit “Rehabilitimi i shtigjeve dhe përmirësimi i infrastrukturës në Parkun Kombëtar, Llogara” si dhe projektit “Zhvillimi i aktiviteteve të qëndrueshëme në Zonat e Mbrojtura Detare”.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të ministrisë së Mjedisit, të bashkisë së Vlorës, grupe interesi etj. Gjatë takimit në Zyrën e Informacionit në Llogara, foli Drejtori i AKZM-së, Zamir Dedej si dhe Violeta Zuna, menaxhere e projektit të PNUD-it. Per prtshmërinë e efekteve turistike që do të sjellin këto investime, folën dhe Nexhip Hysolakoj, nga AdZM, Vlorë, specialistë të mjedisit dhe të turizmit. Në fund u prezantua dhe Plani i Turizmit dhe aitj të Biznesit në këto zona / ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Kosova për dhunën ndaj personazhit të TikTok, Gjykata e Durrësit liron Noizyn! Garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra