Ditën e sotme, për herë të parë Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e pranoi se pas datës 20 të çdo muaji, pacientët në spitale përballen me mungesë të shërbimit të analizave nga ana e koncesionarit.
Por, ministria njofton se "aktualisht nuk ka asnjë ndërprerje të kryerjes së ekzaminimeve laboratorike në spitalet rajonale dhe spitalet universitare në vend.
Shërbimi vijon normalisht dhe pa asnjë ndërprerje, veçanërisht për ekzaminimet e urgjencës, të cilat kryhen në çdo kohë, duke garantuar trajtimin e menjëhershëm të pacientëve në nevojë.
Strukturat shëndetësore janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, duke vlerësuar fluksin e pacientëve, profilin e sëmundshmërisë dhe sëmundjet bashkëshoqëruese, me qëllim ofrimin e një kujdesi të integruar dhe cilësor për çdo pacient.
Institucionet përgjegjëse mbeten plotësisht të angazhuara për të garantuar vijimësinë e shërbimeve, cilësinë e tyre dhe reagimin në kohë ndaj çdo nevoje për shërbim shëndetësor laboratorik dhe jo vetëm".
Lajmi kryesor:
QSUT, koncesionari s’ofron analiza pas datës 20 të çdo muaji, ministrja Sala e pranon: E zgjidhim brenda vitit








