Do merret kampion në popullatë, testi nëse e ke kaluar COVID-in edhe te privati, MSH: Serologjiku na duhet për terapi me plazmën e gjakut te pacientët

TIRANE-Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se testimet serologjike nuk do të bëhen më vetëm për bluzat e bardha dhe një kategori të caktuar, por edhe te popullata për qëllime studimore nga Instituti i Shëndetit Publik. Ndërkohë që po ashtu, ministria i hap rrugën privatit që të bëjë testet për qytetarët që duan të mësojnë nëse e kanë kaluar COVID-in.

Te spitalet private të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë do të lejohen që të bëhen vetëm testimet serologjike që do të aprovohen nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Testimet do të bëhen për të mësuar nëse qytetari e ka kaluar COVID-in, nëse ka krijuar antitrupa.

Theksojmë se testi serologjik nuk tregon dhe nuk duhet përdorur për të evidentuar nëse në atë moment që e bën je i infektuar me COVID. "Do të duhen të kalojnë 1-3 javë pas infeksionit, që trupi të prodhojë kundërtrupat".

Por përse u bë kjo lëvizje? Ministria e Shëndetësisë sqaron se këto rezultate janë të rëndësishme për të informuar mbi personat që mund të kualifikohen si dhurues të gjakut, i cili mund të përdoret për të përgatitur plazmën konvaleshente, një produkt i cili po shihet për t’u përdorur tek personat që janë shumë të sëmurë me COVID-19.

Në shumë vende janë kryer studime me plazmën konvaleshente si pjesë e një përpjekje për trajtimin e pacientëve të sëmurë me COVID-19. Terapia parashikon trajtimin e të prekurve me plazmën e marrë nga pacientë të shëruar.

"Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon përfshirjen edhe të institucioneve jopublike, në funksion të rritjes së kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka miratuar Protokollin për fillimin testimeve serologjike edhe në strukturat jopublike. Testet duhet të jenë të validuara paraprakisht nga IShP.

Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombetare e Barnave dhe Paisijeve Mjekësore do të lejohen të përdoren në laboratorë të liçensuar jo publikë dhe të njohur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si laboratorë që plotësojnë standardet për kryerjen e testit serologjik, për praninë e antitrupave të krijuar nga Sars-Cov2.

Ndërkohë, ne do të vazhdojmë me kryerjen e testeve serologjike në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT. Po kështu, është planifikuar fillimi i kryerjes së testimit serologjike në një kampion të popullatës, për qëllime studimore nga Instituti i Shëndetit Publik.

Të vetëdijshëm se cilësia dhe siguria e testimit janë thelbësore në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të vazhdojë të ketë në fokus të punës së vet, zbatimin rigoroz të kushteve të sigurisë dhe garantimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Sqarim për qytetarët, mbi TESTIMIN PËR KUNDËRTRUPA:

1. Testimi për kundërtrupa tregon nëse e ke kaluar apo jo infeksionin nga SARS-CoV-2 në të shkuarën, por ky test nuk tregon dhe nuk duhet përdorur për të evidentuar infeksionin aktual. Do të duhen të kalojnë 1-3 javë pas infeksionit, që trupi të prodhojë kundërtrupat.

Këto rezultate janë të rëndësishme për të informuar mbi personat që mund të kualifikohen si dhurues të gjakut, i cili mund të përdoret për të përgatitur plazmën konvaleshente, një produkt i cili po shihet për t’u përdorur tek personat që janë shumë të sëmurë me COVID-19.

2. Sido që të jetë rezultati i testimit, pozitiv apo negativ, përsëri duhet të merren masa mbrojtëse për veten dhe të tjerët.

3. Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen.

4. Këto teste mund të përdoren në laboratorë publikë dhe privatë. Po ashtu, këto teste përdoren në studimet e Seroprevalencës, ku ISHP vlerëson numrin total të njerëzve që janë infektuar, përfshirë këtu edhe ato infeksione që nuk janë identifikuar" mbyllet njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kastriot: 19/07/2020 16:03

    cfar ndryshon ndermjet Edit dhe Lulit Ne qeverisje nuk ka vend burre i mire apo i keq i gjate apo i shkurter por cperfaqson dhe cobjektiva ke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda