Ministria e Shëndetësisë: Mbi 5 mijë palestinezë dhe mbi 2 mijë fëmijë janë vrarë nga fillimi i sulmeve izraelite

Ministria e Shëndetësisë: Mbi 5 mijë palestinezë dhe mbi 2 mijë fëmijë janë vrarë nga fillimi i sulmeve izraelite

1697816004_lek.jpg

Mbi 5 mijë palestinezë janë vrarë gjatë sulmeve, ku u raportua për 2,055 fëmijë 1,119 gra dhe 217 të moshuar. Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze, sipas së cilës forcat izraelite kryen 23 masakra në 24 orët e fundit, duke shkaktuar vdekjen e 436 personave, mes të cilëve 182 fëmijë, shumica e të cilëve vinin nga Rripi jugor i Gazës. 

Në Bregun Perëndimor, megjithatë, numri i të vdekurve u rrit në 95 me vdekjen e dy palestinezëve: Mahmoud Saif Nakhleh dhe Muhammad Illyan, të vrarë këtë mëngjes nga forcat izraelite në kampin e refugjatëve Jalazone, në veri të Ramallah.


Lajmi kryesor:

Lufta në rripin e Gazës/ Izraeli shtyn operacionet tokësore për 'blerë' kohë për negociatat e pengjeve! Hamasi liron 4 gra në orët e fundit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Rusia nuk është e interesuar për takimin e paqes për Ukrainën në Zvicër

Rusia nuk është e interesuar për takimin e paqes për Ukrainën në Zvicër