Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije në rrjetet e tij sociale se është ftuar nga presidenti amerikan Donald Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një strukturë e ideuar dhe sapokrijuar nga SHBA-të, e cila do të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës mes grupit terrorist Hamas dhe Izraelit.
Kreu i qeverisë thotë se Shqipëria do të ketë statusin e anëtarit themelues të kësaj organizate, ndërsa shpreh mirënjohjen për nderimin e madh që po i bëhet vendit me përfshirjen nga Trump.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Shumë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë.
Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të denjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e padiskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt e vlerësim krejt të posaçëm nga Presidenti Donald J. Trump, për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar e kryesuar prej atij vetë dhe për të punuar së bashku me të.
Ftesa e Trump për Ramën duket një përgjigje e qartë për Partinë Demokratike, e cila prej kohësh i mëshon pretendimit se kreu i qeverisë nuk mund të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se marrëdhëniet e tij me Administratën e presidentit republikan nuk janë të mira. Sikur mos të mjaftoheshin me kaq, Berisha dhe besnikët e tij shfrenonin fantazinë për një arrestim të Ramës në njëjtën mënyrë që u kap presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, nga Forcat elitare amerikane Delta.
Struktura e saktë e Bordit të Paqes mbetet ende për t’u sqaruar, por zyrtarisht janë prezantuar dy borde të veçanta drejtuese të nivelit të lartë.
Njëri është “Bordi Ekzekutiv Themelues”, me fokus të lartë në investime dhe diplomaci. Tjetri, i quajtur “Bordi Ekzekutiv i Gazës”, është përgjegjës për mbikëqyrjen e gjithë punës në terren të një strukture tjetër administrative, Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG).
Komente












Mos u nis pa u siguruar qe nuk eshte ndonje kurh o Rame. Se keshtu e ben Trumpi… të çon ftese dhe ne aeroport te pret FBI me urdher arrest e pranga ne dore.
PërgjigjuPyetja eshte sa mijera apo milione gaziane do vijne ne Paskuqan apo lagje te tjera ? 10 mije, 100 mije apo gati nje milion?!
Përgjigju100 mije palestineze ne Shqiperi brenda 2027!
PërgjigjuOre... se po dalin tere sufllaqexhinte e patronazhistet, e po thone bravo Rama qe e ka ftuar Trumpi, e jo po sa mire qe ia beri Trumpi Saliut se i mbylli gojen, e jo po se medemek, ne anti-Rilindjotet po pelcasim nga inati dhe marazi se Shqiperia po shnderrit serish si fanar ndricues. Une i pyes keta patronazhistet: Pervec deklarates se Rames qe thote se me ftoi Trumpi (ec e merre vesh dmth, deklarate si ato te Sazan Gurit me prejardhjet e fjaleve), ka ndonje prove nga Departamenti i Shtetit se u ftua Rama apo jo? Se ne Shtepia e Bardhe e ka publikuar listen e anetareve... lexova, po s'gjeta gjekundi "Edi Rama", as ne pjesemarresit, as ne ata qe mund te konsideroheshin. Per ate Zot, amani, lerini perrallat me mbret se po degjojme boll tash e 13 vjet.
PërgjigjuVicic-i i kishte paguar 600 mije dollare dhe kur paraqit te dera e Mar al Lago ku do te mbahej takimi i nje prej ketyre organizatave/klubeve ¨eskluzive¨ te Trump-it, shefja e kabinietit i doli para e i komunikoi vendimin qe nuk mund te merrte pjese ne ate takim. ----- Vicic-i u kthye me bisht nder shale, e serbeve u tha se 'ishte i semure, prandaj nuk mund te rrezikonte shendetin e tij dhe te pjesemarresve te tjere atje'! ------------- Sa te medha jane fee-te: - ajo e paguar tani, --- dhe ajo/ato qe do te paguhen ne vijim? ----- Kryeministri ka detyrim zyrtar shteteror te beje publike ftesen origjinale/mekanizmin si eshte e ndertuar e artikuluar ajo ne bosht e ne anekse, ----- si dhe te kesaj organizate, --- pergjigjen e tij zyrtare per Presidentin Trump, --- e gjithashtu, te beje transparence per pagesat e fee-ve!
PërgjigjuRama si i perzgjedhuri i shtetit Izraelit.
PërgjigjuDardha e ka bishtin prapa....
Përgjigju..shpresojmë mos na e mbushi Albaninë me Palestinrzë si Muxhahedinët e Mangësi e Armët kimike,apo Azilkërkuesit e Italisë në Shëngjin?! Tamam si kosh plehrash,për një Katharsis të Megaloman 'it tonë(që më kujton Fabulën e Andersenit, Rrobat e reja të Mbretit!
PërgjigjuE fole me Erdoganin o KM ???
PërgjigjuEshte vene per te zbatuar projektin per te prure Palestinezet ne Shqiperi. Ka mbi 2 vjet qe eshte fol per kete plan ne TV. Edhe Blinkeni per kete erdhi para 2 vjetesh.
PërgjigjuO Qytetar beri shume mire qe i hoqi vizat dhe per mua mos ti vere kurre me .Punoni e jetoni ne vendin tuaj o duar thare. Po e keni me mire te lani halet ne vendet e huaja se te punoni e te jetoni ne vendin tuaj. U ka ikur mendja dhe u eshte bere mendja leke leke po leku jashte baltes tende eshte helm.
PërgjigjuKy "QYTETARI"është shpellari,kaq kuptojnë shpellar hesapi vdesin për Sali non gratën.
PërgjigjuPo po ashtu eshte. Aq krenar eshte per Ramen sa i hoqi te drejten e vizave Shqiperise.
PërgjigjuMaraaa, te keqen.. mbyll gojen dhe futu brenda ne shtepi se u bere gazi i botes moj e shkrete.
Kryeminister si Rama as ka per te pare kurre Shqiperia .O idiote te Shqiperise perkrahni saliun qe shkateroi Shqiperine , ju la pa pune , pa buk , ju mesoi te vidhni dhe te shani pa fakte .Pellcisni tani per kete nder qe i behet zshqiperise dhe veçanerisht Rames si kryeminister .