Ministria e Transportit deklaron se pas reshjeve dhe përmbytjeve probleme serioze paraqet Rruga e Kombit ku janë aktivizuar disa skarpata të përmasave të mëdha.
 
Gjithsesi ministria njofton se kalimi i mjeteve në këtë aks nuk ka probleme. Dëmtime të renda ka pësuar rruga Bajram Curri-Valbone ku qarkullimi kryhet me vështirësi. Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren duke monitoruar situatën.
 
Deklarata e plotë
Situata me e fundit ne akset kombetate. Ministria e Transportit njofton se situata ne rruget kombetare eshte nen kontroll.
 
Te gjitha akset jane te kalueshme. Ka patur probleme ne disa akse si ne Tepelene- Gjirokaster te Uji i Ftohte ku ka ndodhur rreshqitja e nje masivi shkembor dhe pas nderhyrjes se kompanise se mirmbatjes situata eshte normalizuar.
 
Ka patur veshtiresi qarkullimi edhe ne aksin Gjirokaster-Kakavije si rezultatat i vershimit te ujrave mbi rruge, por firmat kane nderhyre duke normalizuar qarkullimin.
 
Situate problematike ka qene edhe grumbullimi i ujrave prane City Park por puna e mirmbajtjes beri te mundur zhbllokimin e ujrave duke i ardhur ne ndihme dhjetra bisneseve qe rrezikonin permbytjen.
 
Nje masiv shkembor ka rene edhe ne aksin Librazhd-Prrenjas ku fillimisht trafiku u lejua vetem ne nje korsi dhe pas nderhyrjes se firmes se mirembajtjes situata u vu nen kontroll dhe qarkullimi i mjeteve behet normalisht.
 
Probleme serioze paraqet Rruga e Kombit ku jane aktivizuar disa skarpata te permasave te medha dhe qe kerkojne vemendje per nderhyrje. Gjithsesi kalimi i mjeteve ne kete aks nuk ka probleme. Demtime te renda ka pesuar rruga Bajram Curri-Valbone ku qarkullimi kryhet me veshtiresi. Kompanite e mirembajtjes jane ne terren duke monituar situaten.
 
[gallery]19628[/gallery]
 
d.b/shqiptarja.com