Ministrja e Arsimit Evis Kushi takim me mësuesit: Nisin përgatitjet për futjen e gjuhës angleze në klasë të parë këtë vit

Ministrja e Arsimit Evis Kushi takim me mësuesit: Nisin përgatitjet për futjen e gjuhës angleze në klasë të parë këtë vit

Ministrja Arsimit Evis Kushi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mësues në kryeqytet ku është diskutuar në lidhje me risinë që do të sjellin shkollat në sezonin e ri 2021-2022 ku që në klasë të parë do të nisë të mësohet gjuha angleze. Kushi shkruan se mësimi i kësaj gjuhe që në moshë të re, është një domosdoshmëri.

“Mësimi i gjuhës angleze që në moshë të hershme tek nxënësit tashmë është një domosdoshmëri, prandaj do të nisë të mësohet në të gjitha shkollat e vendit që nga klasa e parë e vitit shkollor 2021-2022. Në këtë kuadër, zhvillova një takim me mësues të shkollave të ndryshme të kryeqytetit ku bashkëbiseduam nga afër rreth përgatitjeve dhe masave të marra për zbatimin me sukses të kësaj politike të re”, shkruan Kushi.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen