Ministrja e Arsimit: 1100 mësues dhe 1600 nxënës me COVID! Shkollat u mbyllën për shkak të rrezikut që haste nxënësi nga shtëpia në shkollë, jo për mungesën e ngrohjes

TIRANË- Shkollat nuk janë mbyllur për shkak të mungesës së sistemit të ngrohjes apo rasteve të shtuara me COVID, por si pasojë rrezikut që mund të haste një nxënës gjatë rrugës nga shtëpia për në klasë në një kohë kur temperaturat kanë shkuar në disa gradë nën zero. Rreziqet që i kanosen një nxënësi, i ka listuar ministrja e Arsimit Evis Kushi.

"Rrugën që duhet të bëjnë deri në shkollë, që mund të ketë rreziqe për shkak të ngricave, flokëve të borës, depozitat e ujit, kam dëgjuar që në disa shkolla kanë ngrirë depozitat e ujit dhe nuk kanë ujë. Janë pak shkolla që nuk ka ngrohje, disa ngrohen me dru, disa me kaldaja, kemi një bashkëpunim më Bashkitë.  Nuk ka lidhje ky vendim, vetëm me sistemin e ngrohjes, por edhe rreziku që mund të ketë nga shtëpia në shkollë. Në këtë vendim e kemi marrë javën e kaluar kur parashikimet thonin që temperaturat shkonin deri -17 gradë, është një vendim që mund të rishikohet, nëse do përmirësohet situata. Vendimi është vetëm për 3 ditë, që përsëri dhe këtë do e rishikojmë nëse parashikimet nuk do të dalin reale", tha Kushi.

Gjatë javëve të fundit, në vendin tonë ka pasur një rritje të shifrave me COVID dhe nuk kanë mbetur të "paprekshëm" as mësuesit. Ministrja e Arsimit dha shifra konkrete, duke sqaruar se aktualisht janë 1100 mësues me COVID dhe 1600 nxënës.

"Nuk ka lidhje me situatën e COVID, edhe pse jemi duke e monitoruar në të gjithë shkollat e vendit, edhe pse ka një rritje, në total janë 1100 mësues me COVID dhe 1600 nxënës", tha Kushi. Nuk jemi në kushtet kur shkollat të mbyllet për shkak të COVID, ndoshta dhe vaksinimi i mësuesve ka ndikuar", tha Kushi.

Ajo ka pranuar edhe mungesën e regjistrave në disa shkolla ku dha edhe motivet përse nuk janë shpërndarë në kohë, e ndërsa sqaroi se tanimë ky problem është zgjidhur.

"Regjistrat, më vjen keq që në disa shkolla, një pjesë e regjistrave nuk kanë mbërritur në kohën e duhur, sot të gjithë regjistrat janë furnizuar, zyrtar arsimore po i shpërndajnë, ka qenë një problematikë, për shkak të vonesës së shkaktuar nga kompanitë në procedurat e tenderimit, ka pasur vonesat. më vjen keq dhe kërkoj mirëkuptimin e mësuesve, por që sot është zgjidhur", përfundoi ministrja.

Nga ana tjetër, sot në Ditën ndërkombëtare të Arsimit, ka pasur edhe një protestë te Ministria e Arsimit, ku i dhuruan simbolikisht disa ngrohëse duke dalë kundër vendimit për mbylljen e shkollave. Mësimi është pezulluar nga sot, 20 janar deri në 26 janar, megjithatë nëse do ketë një përmirësim të kushteve atmosferike, Kushi ka sqaruar se vendimi do të rishikohet. 

Për mbylljen e shkollave ka reaguar edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Ajo shprehet se qeveria nuk jep llogari dhe nuk bën transparencë se cila ishte arsyeja e mbylljes së institucioneve arsimore.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Mbyllja e shkollave, Ina Zhupa: Qeveria nuk jep llogari dhe nuk bën transparencë

1624879303_zhupa.jpg

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar për mbylljen e shkollave në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit. Zhupa shprehet se qeveria nuk jep llogari dhe nuk bën transparencë se cila ishte arsyeja e mbylljes së institucioneve arsimore.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Arsimit, si Dita Ndërkombëtare e Arsimit unë ndjehem keq që na gjej me shkolla të mbyllura. Unë ndihem keq që sot në Dita Ndërkombëtare e Arsimit ne ju themi shqiptarëvë që i kemi shkollat të cilat nuk garantojnë dot ngrohje, që i mbyllim shkollat dhe nuk dimë arsyen reale përse i mbyllem, i mbyllem për ngrohje, për ftohje, për Omicronin, për dushet, për mungese mesuesish, për largësine apo morëm një informacion meterologjik të një temperature te ulët -17 gradë dhe e barazuam si Tiranën si Tropojen si Sarandën ndërkohë që temperaturat mesa di unë dhe mesa shohim në parashikim e motit janë të ndryshme në zonat e vendit. Pra duhet të kuptojmë cfarë ndodh në këtë vend dhe ajo që ne na karakterizon që ju në fakt ju karakterizon po qeverinë është mungesa totale e llogaridhënjës dhe mungesa e transparencës dhe ky është nje model si qeveritar që merret dhe në këto vendimet që merrni për të mbyllur 3 ditë shkollat sipas qejfit duke mos marrë as përgjegjësin për të kuptuar dhe qaytetarë shqiptarë se pse po merret ky vendim dhe kush janë pasojat dhe si mund të bëhet vendimi sa më I plotë dhe I drejtë duke parashikuar edhe lejet për prindërit që unë e thash dje dhe Ministrja pastaj reagoj po do t`I japim lejet por se si dhe kur se dimë, se sot duhet të ishin në punë ata ndërkohë asnjë vendim s`ka dal thjeshtë e ka thënë në një status në Facebook Ministrja.

Pra kjo është mënyra se si funksionon qeverisja Juaj por ne nuk do të ju bëhemi shtojcë, pra komisioni nuk do funksionoj njësoj sic funksionon qeveria që vjen atje thotë cfarë të dojë, miratojnë pa transparencë dhe llogaridhënje dhe pastaj themi që kemi bërë për të mirën e studentëve ndërkohë që studentët sot në konviktet shqiptare vec paguajnë më shumë, paguajnë nga 5000 lekë që paguanin tani paguajnë 6000 lekë, por jetojnë në të njejtat kushte se ju e thoni vetë se tani duhet të bëhet rehabilitimi me eficence energjie po të shkojnë mediat dhe kanë vajt disa nga mediat dhe I kanë nxjerrë, ata ngrohen me një rezistencë që e sjellin vetë nga shpia dhe janë mbi 4-5 veta në një dhomë, të gjitha gjërat i sjellin vetë pra atje paguajnë vetëm një godinë e cila quhet godina e qytetit student.

Ndërkohë që paratë dhe unë do të kem mundësinë që kur të vijnë persona konkret do jua them qe paratë janë dhënë, janë dhënë më shumë se c`jane parashikuar dhe janë dhënë pa kufij nga buxheti I shqiptarëvë dhe studentët shqiptarë nuk kanë marrë asgjë mbrapsht. Duhet ta kuptojmë që Komisioni Parlamentar nuk është në rolin e noterit që do të thotë jo cdo gjë që sjell qeveria këtu ne do i vëmë vulën dhe firmen sic e sjellin ata tekstin ne as mos ta diskutojmë thjeshtë e kalojmë.

Ne këtu jemi dhe kemi një përgjegjësi para qytetarëve që të pakten aq sa na takon ne në rolin e Komisionit për Edukimin ta diskutojmë me gjithë aktorët dhe gjithë faktorët që kanë vendimarrje në këtë marrëveshje huaje

Aq më tepër që nuk është një marrveshje fillestare që hajt ta miratojmë të shikojmë si do eci, t`I japim pra bonusin e mirëbesimit qeverisë, por është në fakt faza 4 kur ndërkohë ne kishim nevojë sot dhe kemi nevojë dhe duhet ta bëjmë.

Prandaj duhet dhe përfaqësuesit politik që të kuptojmë ku kanë shkuar granti 9 milion Euro për rehabilitimin e godinave? Cfarë është bërë me grupin e punës që ka ngritur Kryeministri në nivel qendror për ndërtimin e kampusit universitar?

Duhet të kuptojmë që marrëveshjet e huasë janë marrëveshje të parave të qytetarëve shqiptar, me të vertetë ne sot do të marrim disa para borxh por këto para do të kthehen pra në fund të ditës ne po flasim për paratë e buxhetit të shtetit po flasim për paratë e qytetarëve shqiptarë dhe duhet të jemi të përgjegjshëm që të japim gjithë arsyetimin të bëjm transparenc përpara qytetarëve se pse janë të nevojshme këto para dhe ku kanë shkuar edhe paratë e tjera që janë marrë dhe a kemi garanci sepse nuk ka nivel politik.

Është drejtori këtu por nuk është nivel politik n.q.s Ju drejtorët i keni nivel politik hajde pranojeni këtu që ke shkelur ligjin dhe ne vazhdojmë se nuk është asnjë problem."-shkruan Zhupa në rrjete sociale.

Ora 14:23
Pyetësori për gjuhën turke në shkolla, ministrja e Arsimit: S'ka lidhje me vizitën e Erdogan! Pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në janar 2021

Pyetësori që u është shpërndarë nxënësve dhe mësuesve për gjuhën turke në shkolla, nuk ka asnjë lidhje me vizitën e presidentit turk Erdogan të para pak ditëve. Ajo vjen  në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në janar të 2021, mes delegacionit shqiptar dhe atij turk në Turqi, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama.

Ministrja e Arsimit, Evi Kushi ka sqaruar se nisur nga fakti që gjuha angleze është futur me detyrim që në klasë të parë, atëherë në klasë të gjashtë një nxënës duhet të zgjedhje një gjuhë të dytë. Nisur nga kjo, po testohet nëse gjuha turke pëlqehet që në fund të mund të bëhet lëndë me zgjedhje, siç është gjuha gjermane, spanjolle, franceze. Megjithatë, ka sqaruar që nuk ka asnjë vendimmarrje deri më tani.

"Nuk është fill pas vizitës së Erdogan, ka filluar që në muajin dhjetor anglishtja është bërë gjuhë me detyrim që në klasë të parë dhe sipas kurrikulës së re në klasën e gjashtë nxënësit do të kenë një gjuhë të dytë, që mund të jetë gjermane, spanjolle, franceze dhe bazuar në marrëveshjen që vitin e kaluar në janar delegacioni shqiptar në Turqi u miratua disa marrëveshje dhe një prej të cilave është kjo, ku parashikohet që do bëjmë një studim pilot për të parë nëse ka interes për të mësuar gjuhën turke. Ne sapo e kemi nisur, nuk ka asnjë vendimmarrje apo imponim, thjesht po marrim informacion, në shkollat turke gjuha shqipe është vendosur si gjuhë me zgjedhje, nëse ka , në cilat zonat, a do jetë e nevojshme që të hapim klasa për lëndë me zgjedhje ose jo, tha Kushi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/01/2022 01:32

    Po mire,e pyeti Rama popullin kur beri marreveshjen per turqishten?Alternative te jene 5 gjuhet kryesore te botes,cdo gjuhe tjeter te mesohet individualisht ne kurse qe nuk jane pjese e shkolles.Ne te fundit,sot ne YOUTUBE mund te mesosh cdo gjuhe e cdo gje tjeter qe do dhe s'eshte e nevojshme te krijohen keto innuendo te panevojshme duke prishur imazhin e qeverise.

    Përgjigju
  • Donald Trap: 24/01/2022 17:27

    Kjo me duket se quhet tallje po mire moj zoja Kush Kush si ja bejne ata femijet Norvegjeze Finlandeze Daneze Ruse po ne dac edhe Japoneze Italiane ose Austriake per te shkuar ne shkolle kur ka ngrica?? Po pse o zoja Kush (je ti se nuk te njof) kemi arritur ne sipas jush ne standartin qe te mendojme per sigurine e rruges per ne shkolle? Po me.kete mentalitet duhet te ndalohet shkolla edhe kur ka trafik ne TR ose ne DR se ska siguri per nxenesit. E verteta eshte se te pakten ne DR edhe shkollatve ndertuara pas termetit jane pa ngrohje. E verteta eshte se kur the per shkak te ftohtit te mori Lal Fiku e te tha ndryshoje deklaraten se une kam thene para 5 vjetesh qe te githa shkollat kane ngrohje. E verteta eshte se shkollat shumica skane tualete e cesma ndersa ti qan hallin se kane ngrire depozitat. Zoja ministre Kush (ma mori mendjen)

    Përgjigju
  • Turi: 24/01/2022 14:53

    Mesoni me mire gjuhen Afgane , ore jeni mire nga trute e kokes ju apo talleni ? Duhet te mesohet nje gjuhe qe flitet ne shume vende te botes dhe te hyne ne pune jo gjuhe koti pa lidhje si Turqishtja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë