Ministrja e Arsimit dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Ministrja e Arsimit dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Ditën e sotme në Ministrinë e Arsimi, stafi i këtij institucioni ka dhuruar gjak duke iu bashkuar kështu fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut 'Gjak i sigurtë për të gjithë'.

Kjo fushatë ka në fokus fëmijët talasemikë dhe ndihmën për to. Fushatës i është bashkuar gjithashtu edhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Besa Shahini, e cila pasi vlerësoi kontributin e secilit pjesëmarrës, u shpreh se nisma të tilla janë thirrje shumë të mira sensibilizuese për të gjithë shoqërinë tonë.

Është mirë që dhurimin e gjakut, si një akt shumë të mirë e solidar, ta kthejmë të gjithë në një traditë e cila i vjen gjithmonë në ndihmë atyre që kanë më tepër nevojë”, theksoi ndër të tjera Shahini.

Fushata e dhurimit vullnetar të gjakut “Gjak i sigurt për të gjithë” ka nisur më datë 8 Maj, në Ditën Botërore të Talasemisë, një nisëm e cila është shtrirë në të gjithë vendin dhe parashikohet të zgjasë deri më datë 14 Qershor.

Fushata synon të mbështesë fëmijët talasemikë në vend duke ua plotësuar nevojat e tyre me gjak dhe duke i ndihmuar kështu për një jetë më të shëndetshme.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë