Ministrja Shahini për Report Tv: Nëse nuk i hapim shkollat brenda majit, e zgjasim vitin shkollor me 1 muaj

TIRANË - Ministria e Arsimit po i diskuton të gjithë skenarët e mundshëm për vitin shkollor nisur nga situata e pandemisë COVID-19.

Në një intervistë në hapësirën LIVE në Report Tv me gazetaren Aida Tancica, ministrja e Arsimit Besa Shahini, tha se nëse nuk do të krijohet mundësia që brenda majit nxënësit të shkojnë fizikisht në shkollë për të marrë drejtpërdrejt nga mësuesit leksionet online gjatë karantinës, viti shkollor mund të shtyhet me një muaj. Pra, mësimi mund të zhvillohet deri në muajin korrik.

"Nëse nuk arrijmë t’i hapim shkollat në maj atëherë duhet që ta shtyjmë pak vitin shkollor dhe po e them vazhdimisht në të gjitha komunikimet e mia publike dhe po e përsëris edhe sot", tha ministrja.

Më të prekurit nga kjo situatë janë maturantët. Ministrja e Arsimit tha se nëse maji nuk do të hapë shkollat, leksionet e marra online nuk do të përfshihen në pyetjet e provimit të maturës. E po ashtu, nëse krijohet nevoja që viti shkollor të shtyhet me një muaj, atëherë edhe aplikimet për në universitet do të shtyhen me një muaj.

Ministrja tha se nuk do të përsëritet viti dhe se provimet do të bëhen, duke këmbëngulur se ky është një prioritet që ministria po punon për ta realizuar.  Besa Shahini u shpreh se nisur nga kërkesat e prindërve, do të lejohen të përsërisin vitin ata që e ndjejnë se nuk kanë përvetësuar njohuritë, por jo si gjeneratë e tërë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
Shahini për Report Tv: Si do të bëhet vlerësimi i maturantëve...Përjashtohen leksionet e 'karantinës' nëse nuk hapen shkollat (VIDEO)

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se maturantët nuk duhet të shqetësohen për provimet e maturës, të cilat i hapin dyert më tej për të shkuar në universitet. Në intervistën e saj për Report Tv ajo sqaroi se nëse nuk do të krijohet mundësia (në varësi të situatës me pandeminë), që ata të shkojnë të paktën për dy javë fizikisht në shkollë, leksionet e marra online në shtëpi, nuk do të përfshihen në testimin e fundit. Pra, mësimi që është marrë gjatë kohës së karantinës, nuk do të jetë pjesë e pyetjeve për testin e maturës.

"Maturantët nuk kanë nevojë të shqetësohen fare. Këto leksione që janë zhvilluar në kushte shtëpie, nëse nuk arrijmë t’i përsërisim në shkollë nuk do të jenë në pyetje të provimit të maturës. Ata thjeshtë të përpunojnë materialin e klasës së 10-të, 11-të dhe të gjitha ato që kanë bërë në shkollë në klasës e 12-të dhe kjo është përgatitja më e mirë që mund të bëjnë për testin e maturës. Janë dy forma vlerësimi që ndodhin. Zakonisht ndodh në klasë që marrin vlerësimet nga mësuesit dhe në fund është vlerësimi i rëndësishëm në fund të klasës së 9-të osë 11-të. Për vlerësimin në klasë ne do të përpiqemi të përfshijmë sa më shumë edhe nga këto konceptet e reja që janë zhvilluar në kushte shtëpie sepse nxënësit i kanë zhvilluar ato deri në një farë mase. Natyrisht, i kemi orientuar mësuesit të jenë shumë të kujdesshëm se çfarë lloj pyetjesh bëjnë dhe çfarë lloj testimesh bëjnë, sepse përkundër që janë zhvilluar një sërë konceptesh, nuk janë zhvilluar në të njëjtën mënyrë sikurse po të ishin në shkollë. Kjo është e para. Ndërsa për testin e maturës thjesht nuk do të ketë pyetje në leksionet që do ishin zhvilluar në mars, prill, maj, nëse nuk kthehemi në shkollë t’i zhvillojmë aty. Kjo është edhe një orientim që e ka marrë edhe qendra e shërbimeve arsimore e cila harton teste nga ekspertët e tyre dhe ata nuk e shohin problematike fare që t’i heqin pyetjet të cilat kanë qenë të kësaj periudhe”, tha Shahini.

Ora 12:18
Shahini për Report Tv: Viti shkollor nuk do të përsëritet...Do të lejojmë rastet individuale, por jo një gjeneratë të tërë (VIDEO)

Ministrja  e Arsimit Besa Shahini, tha se viti shkollor nuk do të përsëritet, por nisur nga kërkesat e prindërve, ajo tha se do të lejohen të përsërisin vitin ata që e ndjejnë se nuk kanë përvetësuar njohuritë, por jo si gjeneratë e tërë. Në një intervistë me gazetaren Aida Tancica, ministrja Shahini foli për qëllimet e këtij institucioni mbi të cilat po punohet me prioritet të plotësohen.

"Ne shpresojmë që do arrijmë të kthehemi në objektet shkollore para fundit të vitit shkollor se do ishte mirë të bënim 1 ose 2 javë para se të mbylljes viti shkollor. Ne po përgatitemi për cilindo skenar, edhe sikur mos të kthehemi në shkollë. Duhet ta mbyllim vitin shkollor, nuk duhet të përsëritim këtë vit shkollor. Edhe pse kemi prindër që na pyesim, rastet individuale edhe do i lejojmë por jo si gjeneratë e tërë. Testet e maturës do të realizohen.  Këto janë qëllimet, duhet të ecim përpara me këtë plan", tha zonja Shahini.

Ora 12:08
Shahini për Report Tv: Viti shkollor mund të shtyhet me një muaj (VIDEO)

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha në një intervistë për Report Tv me gazetaren Aida Tancica, se nëse do të jetë nevoja, viti shkollor do të shtyhet, ndoshta me një muaj. Ndërsa sa i përket maturantëve që do duhet të nisin shkollën e lartë, Shahini tha se nëse do të krijohet nevoja, do të shtyhen po me një muaj edhe aplikimet për në universitet.

Ky vendim do të duhet të merret nëse brenda muajit maj nuk do të ketë mundësi që nxënësit të shkojnë fizikisht në shkollë, për të marrë leksione dhe mësime drejtpërdrejt nga mësuesit, dhe jo online siç po praktikohet deri më tani.

E pyetur nëse do të zgjatet mësimi, ministrja u përgjigj: "Në një nga skenarët është edhe kjo e paraparë. Nuk është skenar që e pëlqejmë. Do donim të mbyllej viti në kohë, nëse jo në korrik, së paku nga korriku do donim që maturantët të kishin diplomat, për të filluar shkollën e lartë. Nëse nuk arrijmë t'i hapim shkollat në maj, duhet ta shtyjmë pak vitin shkollor. Maturantët i kanë zgjedhur lëndët që duan t'i bëjnë në maturë dhe kanë përzgjedhur ku duan të regjistrohen në fakultet. Nuk ka ndonjë konfuzion në lidhje me ato se ku aplikojnë maturantët dhe si shkon ky proces, e vetmja gjë që do vendosim, është nëse shtyhen datat e aplikimit për në universitet, që e kemi në dorë, universitetet kanë mirëkuptim se jemi në situatë pandemie. Nëse na shtyhet viti shkollor për një muaj, i shtyjmë datat e regjistrimit për në universitet. Në këtë pikë ku jemi nuk është e nevojshme, por nëse do të jetë, do t'i shtyjmë datat për aplikim në universitet"

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diell: 13/04/2020 15:43

    Shkolla shtyhen me nje muaj! Po per prinderit qe jane ne pune gjithe diten ne pune, dhe bejne detyrat me femijet e tyre vetem kur mblidhen ne shtepi, vone pas ores 18.00!... Po u shty shkolla me nje muaj, hapni spitalin 5... !

    Përgjigju
  • Emi: 13/04/2020 14:52

    Ka ranci te madhe shum se edhe arsimin e kena me nivel te mall shum.

    Përgjigju
    • Elio: 13/04/2020 16:02

      Ti sidomos njehere duhet te jesh gjuhetar i madh nga saktesia qe shkruan.

  • B*3: 13/04/2020 14:42

    znj. Ministre, jeni ne djeni qe ne korrik ben 40°C? Ne jetojme ne EU dhe shkollat nuk shtyhen, biles edhe provimet e fundvitit ose diplomat do jepen ne baze te vleresimeve qe nxenesit kane marre gjate vitit shkollor, nqs karantina shtyhet pas dates 20 prill. Stafi pedagogjik e njeh cdo nxenes...Ne regjimin gjuhesor frankofone ketu ne Belgjike nuk po japin mesim ne distance sic behet ne Shqiperi, per mos krijuar diskriminim midis femijeve, prinderit e te cileve per shkak te mos njohjes gjuhes frenge nuk mund ti ndjekin me mesimet femijet (prinderit me origjine te huaj), Ky eshte vendimi zyrtar edhe pse mesuesit nuk po i lene femijet pas dore. Mire do ishte qe shkollat te hapeshin, me teper per shendetin mendor te femijeve, por e sigurte qe nuk mund te behet dhe ngaqe nuk mund te behet, atehere pse te penalizohen femijet? Eshte mjaftueshem e veshtire te mbash femijet brenda ne shtepi, mos i rendoni prinderit me shume sec jane te ngarkuar dhe as profesoret qe edhe pse ne karantine e ne distance e kane bere shume mire punen e tyre.

    Përgjigju
  • Lui: 13/04/2020 13:15

    Po cne shkollat ne maj o zonja ministre..!!! Ju do beni mire te pergatiteni per provimet e maturanteve dhe per konkurset neper universitete, se shkollat shpresojme te hapen ne shtator. Ne maj mund te hapen shkollat vetem nese e bindim veten tone qe jemi suedeze, gje qe kurre nuk ndodh sepse jemi thjeshte shqiptare, ballkanas dhe mesdhetare, dmth kemi tjeter qasje karshi edukates qytetare. Shkurt, nuk kemi nivelin e civilizimit nordik ku atje mbi 95% e popullit i zbatojne ligjet dhe e respektojne hapesiren publike si rrjedhoje edhe hapesiren fizike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Një grua gjendet e plagosur rëndë anash rrugës, vdes më pas në spital! Dyshohet se u aksidentua nga një mjet, hetime për drejtuesin

Fier/ Një grua gjendet e plagosur rëndë anash rrugës, vdes më pas në spital! Dyshohet se u aksidentua nga një mjet, hetime për drejtuesin