Ministrja e Arsimit: Po zgjerojmë dhe fuqizojmë me 400 punonjës të rinj rrjetin e inspektorëve për garantimin e cilësisë në institucionet arsimore

Ministrja e Arsimit: Po zgjerojmë dhe fuqizojmë me 400 punonjës të rinj rrjetin e inspektorëve për garantimin e cilësisë në institucionet arsimore

Foto nga takimi

Nis procesi i trajnimit për 100 pjesëmarrësit e parë në programin për zgjerimin dhe fuqizimin e rrjetit të vlerësuesve të jashtëm në institucione arsimore. Këta kandidatë vlerësimi janë drejtorë, nëndrejtorë, mësues dhe specialistë të zyrave arsimore Tiranë, Durrës, Kamëz, Vorë, Lezhë, Kurbin, Mirditë dhe Kavajë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi gjatë fjalës së saj theksoi se pavarësisht se në vite janë ndërmarrë shumë reforma për rritjen e cilësisë në arsimin parauniversitar, por një nga aspektet ku duhet më shumë progres është monitorimi dhe inspektimi efikas i institucioneve arsimore në të gjitha ciklet, duke filluar që nga arsimi parashkollor.

Ajo shton se për të realizuar këtë objektiv, me iniciativë të ASCAP dhe në bashkëpunim me Shkollën e Drejtorëve, kanë nisur një program për zgjerimin dhe fuqizimin e rrjetit të vlerësuesve të jashtëm, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtësisht me DPAP për të garantuar cilësinë në institucionet tona arsimore.

“Sapo kemi filluar procesin e trajnimit për 100 pjesëmarrësit e parë në program, drejtorë, nëndrejtorë, mësues dhe specialistë të zyrave arsimore, dhe brenda 2 vitesh do të certifikojmë një ekip prej 400 vlerësuesish, duke rritur kështu kapacitetet dhe duke iu afruar më shumë referencave evropiane të periodicitetit të vlerësimit të institucioneve arsimore”, shprehet ministrja.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!