Ministrja e Financave bën ‘bilancin’: 10 bashki me probleme financiare, 2 në prag falimenti! Brenda datës 15 korrik duhet të dorëzoni planin për përmirësim financiar

Ministrja e Financave ka bërë bilancin e bashkive me probleme finnaciare. Ajo tha se 10 prej tyre paraqiten me probleme, 14 në vështirësi, ndërsa 2 janë me probleme serioze. Ibrahimaj tha se bashkitë me probleme financiare deri më datë 15 korrik kanë kohë për të dorëzuar në ministri një plan të detajuar për përmirësimin e financave

"Transferta  e pakushtëzuar ka pasur rritje me 40% këtë vit. Performanca fiskale, nëse do ishim detyrime prapambetura në 2015 ishte 12.1 mld lekë, tanë është 6.5 mln lekë.

Në raport i ndajëmë bashkitë në 5 kategori, pa probleme financiare, me probleme financiare, në vështirësi financiare, probleme serioze dhe bashkitë me paaftësi paguese. Asnjë bashki nuk ndodhet në stadin e fundit. Ky raport lind dhe nxjerr detyrime qoftë për bashkitë dhe ministrinë  e ekonomisë. Secili prej jush duhet që brenda datës 15 korrik një plan të detajuar për masat që do marrë bashkia në kuadër të dalës së vështirësisë financiare. Për seriozet ky plan do miratohet nga ministria dhe do miratohet nga këshilli bashkiak dhe do kushtëzohet në buxhet.

Këlcyrë, Vlorë, Poliçan, Korçë, Tepelenë Kurbin, me 10% performancën e tyre financiare, duke dalë në situatë pa probleme financiare. Vlora dhe Poliçan ,mbeten ne zonën me probleme financiare ndonëse kanë përmirësim. Durrës, Pogradec, Himarë kanë pasur përmirësim me 5-10%. Cërrik në 2020 ka pasur % e detyrimeve të prapambetura 17.52% në 2021 e ka mbi 40%. Belsh 30% në 61%. Malësi e Madhe në 2020 pa probleme ka kaluar në 51.83% te detyrimeve të prapambetura.

Ka bashki ekselente në menaxhimine financave publike Gjirokastër, Patos, Këlcyrë, Shkodër dhe Korçë që kanë nën 1% të detyrimeve të prapambetura. Elbasan dhe Tiranë, ndonëse janë shumë të mëdha  e kanë stokun e detyrimeve të prapambetura nën 5%.", tha Ibrahimaj.

35 bashki pa probleme

14 bashki me probleme  

10 bashki në vështirësi

2 me probleme serioze


Lajmi kryesor:

Bashkitë situatë kritike financiare, Vora dhe Kavaja në prag falimentimi! Rama: Nuk tolerojmë më, ju marrim nën administrim nëse shkojnë në kolaps


SI.E.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka