Ministrja e Brendshme Albana Koçiu në një konferencë për shtyp ditën e sotme, tregon se në vitin 2025 janë sekuestruar në total 726 pasuri me vlerë deri në 6 miliardë lekë, 64 janë të konfiskuara.
Këto asete, Koçiu sqaron se janë vendosur në dispozicion të institucioneve publike, rreh 20 prej të cilave kanë përfituar. Këto asete gjithashtu janë vendosur dhe në dispozicion të familjeve që kanë një dëshmor, apo punonjës policie që ka humbur jetën në detyrë.
“Deri pak vite më parë, nuk kemi pasur një kuadër ligjor i cili të na mundësojë një trajtim ndryshe apo një trajtim që i jep mundësi që këto pasuri të sekuestruara apo konfiskuara të transferohen tek ata që kanë nevojë, tek viktimat e krimit, familjet dhe ata që kanë vuajtur më shumë pasojat e këtyre veprimeve. Kemi 65 mln euro asete dhe pasuri të sekuestruara dhe konfiskuara, që do të administrohen për nevojat e komuniteteve. Është një nga sfidat më të larta që kemi pasur mundësi ti heqim nga duart e krimit. Tregon dhe mënyrën sesi kemi proceduar dhe forcimin e kapaciteteve tona. Në vitin 2025 726 pasuri prej 6 miliardë lekësh të sekuestruara, të konfiskuara 64 pasuri.
Po këto aseste, janë vendosur në funksion të institucioneve publike, janë 20 institucione publike që kanë përfituar. Këto asete do ti vendosim të dispozicion të pushtetit vendor, me qëllim që bashkitë t’i përdorin këto sipërfaqe për strehim social. Është në nga problematikat që shpesh bashkitë e kanë ngritur si shqetësim. Këto asete kemi vendosur t’i vëmë edhe në dispozicion të familjeve që kanë një dëshmor, apo punonjës policie që ka humbur jetën në detyrë. Është detyrimi ligjor për t’iu ofruar banesë falas dhe këto sete do shërbejnë edhe për të mbështetur familjet e policëve të rënë në krye të detyrës. ”, tha Koçiu.
Lajmi kryesor:
‘Rritje e pagave për Policinë e Shtetit’, Koçiu: S’kemi ende një numër të trupave që do të çojmë në Gaza! Nuk tërhiqemi nga vendimi për ndalimin e monopatinave

Ministrja Albana Koçiu sqaroi se dështimi i garës së Gardës së Republikës për të zgjedhur një drejtues të ri ishte për shkak se asnjë prej kandidaturave nuk kaloi pragun e pikëve. Gara do të rihapet sërish, ndërsa funksioni ushtrohet aktualisht nga zv/titullari.
“Gara për drejtuesin e Gardës së Republikës u hap në dhjetor, pati aplikime, intervistat dhe fazat e nevojshme për t’u zhvilluar. Asnjë nga kandidaturat nuk kaloi pragun e pikëve për t’u shpallur një fitues dhe u mbyll pa një fitues. Do të rihapet sërish për të pasur një drejtues ose titullar të Gardës së Republikës së Shqipërisë.. Aktualisht funksioni ushtrohet nga zv/titullari”, tha Koçiu.
Kandidatët u njoftuan me mesazh se gara ishte mbyllur pa fitues. Procesi u hap pas dorëheqes nga detyra të Ermal Onuzit, 9 muaj pas emërimit.

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu iu përgjigj pyetjes së drejtuar nga gazetari i Report Tv , Sokol Dema lidhur me kontributin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me trupa policore në Rripin e Gazës.
Koçiu tha se sot nuk ka një numër të saktë të trupave që do të angazhohen.
“Unë nuk kam informacionin konkret sot, patjetër që angazhimi do të jetë ashtu siç e deklaroi kryeministri Rama në dje në Uashington. Sa i përket numrit të efektivëve për të mbështetur të gjithë partneritetin dhe angazhimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, do e vlerësojmë në ditët në vijim. Angazhimi do të jetë maksimal duke garantuar mirëfunksionimin e institucioneve ton dhe duke garantuar pastaj de partneritetin dhe angazhimin që Shqipëria ka ndërmarrë”, tha Koçiu.

Koçiu hodhi poshtë lajmet se Garda e Republikës nuk ka zbatuar vendimin e KLP për shtimin e truprojave për Altin Dumanin. Ministrja e Brendshme tha se Garda e ka zbatuar duke shtuar dy truproja për prokurorin e SPAK.
“KLP ka marrë vendim dhe në momentin që merr vendim ka edhe një anëtar përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme në nivelin e zv/ministrit. Jemi vënë në dijeni, kemi qenë pjesë e vendimmarrjes. Nga ana tjetër, Garda e Republikës ka zbatuar këtë vendim duke e shtuar në organikën e saj edhe dy truproja të tjera për Dumanin në nivelin e prokurorit të SPAK. Garda e Republikës ka marrë të gjitha masat dhe ka miratuar shtimin e dy punonjësve”, tha ministrja.
Kërkesa u bë nga kreu i tanishëm i SPAK, Klodian Braho në kuadër të presionit në rritje ndaj Dumanit, lidhur me disa hetime të rëndësishme që mbajnë firmën e Dumanit gjatë kohës kur ai ishte drejtues i SPAK-ut. Për shkak të detyrës që mbante Altin Dumani, ishte nën ruajtje të rreptë deri në fund të mandatit të tij.











