Ministrja Krifca: 75 etiketa vere shqiptare në panairin më të madh të verërave “Vinitaly 2023”

 

Shqipëria prezantohet me 75 etiketa vere në panairin më të madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë.  

 Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca,  vizitoi stendën e Shqipërisë dhe zhvilloi një takim me prodhuesit shqiptarë të verës të pranishëm në panair.

"Sot jemi në Vinitaly në Verona, një ndër ekspozimet më prestigjioze të verës dhe kantinave në Evropë. Mes 4900 ekspozuesve, disa qindra njohësve profesionistë dhe dhjetëra mijëra dashamirës të verës, në stendën "Wine vision by Open Balkan", do të promovojmë së bashku me prodhuesit tanë shijet, territorin, karakteristikat dhe autenticitetin e verës ekselente shqiptare", u shpreh Krifca.

Panairi mbledh më të mirët në prodhimin e verërave më të mira, vreshtarëve, enologëve, somelierëve dhe tregtarëve të verërave, si dhe ekspozues të verës nga disa prej kantinat më të famshme në botë dhe synon të promovojë edhe rajonin si destinacion turistik.

Në stendën e Shqipërisë  20 prodhues, ekspozojnë verën shqiptare me etiketa tashmë marka të njohura në tregun ndërkombëtar ku ekportojnë prej vitesh.

Ata prezantohen në këtë event të rëndësishëm, me synimin pë vendosjen e bashkëpunimeve me tregjet e standardeve të larta të Europës dhe botës. 

Krifca e cilësoi pjesëmarrjen në këtë panair si një mundësi të artë për të ndarë eksperiencën e tyre dhe për të zhvilluar bashkëpunimet me kompani nga e gjithë bota.

“Duhet të jetë një ballafaqim me prodhuesit më të mirë të verës në Europë, ku ju do të keni mundësinë të vendosni kontakte që mund të gjenerojnë biznese të reja për ju”, tha Krifca, teksa vuri në dukje se kjo formë promovimi e verës shqiptare do të ndikojë pozitivisht edhe në agroturizëm.

“Është dita e parë dhe ka sukses të madh, vizitorë nga vende të ndryshme të botës janë të interesuar për stendën e Shqipëri. Ky është një hap shumë i mire, pasi po ju bëjmë me dije se Shqipëria është këtu dhe e gatshme të konkurrojë me cilësinë dhe çmimet e tregut global”, tha ministrja Krifca.

Për 55 vjet “Vinitaly 2023” ka qenë sinonim i përfshirjes së të gjithë zinxhirit global të furnizimit të verës. Katër ditë të këtij manifestimi i kushtohen zhvillimit të marrëdhënieve midis prodhuesve, blerësve dhe palëve të interesuara për të shkëmbyer përvoja dhe aftësi.

Vinitaly mirëpret dashamirët e verës në zemrën e lashtë të Veronës, një nga kryeqytetet më të rëndësishme të verës në botë.

Në këtë panair marrin pjesë mbi 4 900 prodhues të verërave nga e gjithë bota.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po mbështet zhvillimin e industrisë së verës, si një nga produktet tradicionale nga më të hershmet në vendin tonë, që e ka bërë Shqipërinë të njihet për varietetet autoktone të rrushit, prej nga prodhohen një sërë verërash cilësore.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria numëron rreth 11 mijë hektarë vreshta të varieteteve të ndryshme dhe gjatë viteve të fundit prodhimi i verërave është rritur me rreth 11.2%, duke fituar qëndrueshmëri në volumin e prodhimit në rreth 190-195 mijë tonë/vit. Kjo ecuri pozitive konfirmon potencialin që ka ky sektor për t’u rritur dhe për t’u kthyer në një model të suksesshëm zhvillimi për ekonominë dhe eksportet shqiptare.


Lajmi kryesor:

Rama, Vuçiç e Kovaçevski bisedime në Itali për 'Open Balkan'! Kreu i qeverisë: Takimi i radhës mbahet në fund të majit! Tregtia mes 3 vendeve u rrit me 24.8%


G.MO/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës