Rama, Vuçiç e Kovaçevski bisedime në Itali për 'Open Balkan'! Kreu i qeverisë: Takimi i radhës mbahet në fund të majit! Tregtia mes 3 vendeve u rrit me 24.8%

Kryeministri Edi Rama ndodhet në panairin e verërave në Bardolino, Itali, ku zhvilloi takim trepalësh me presidentin serb Aleksandër Vuçiçdhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në fokus të bisedimeve ishte ‘Open Balkan’, për të cilin  Rama bëri të ditur se takimi i radhës do të jetë në fund të majit në Shqipëri, ku do të mbahet edhe një panair buke në fillim të vjeshtës dhe më pas panairi i verërave.

Rama përmendi sërish rëndësinë e 'Ballkanit të Hapur' duke shtuar se shëmbimi tregtar u rrit me 24.8% falë bashkëpunimit të 3 vendeve. Ai theksoi se është e rëndësishme që të tre vendet të punojnë në një këndvështrim strategjik për forcimin e lidhjeve me BE-në, forcimin e bashkëpunimit dhe në të njëjtën kohë për të siguruar që të ketë një dialog  dhe sqaroi se procedura nuk është në kundërshtim me integrimin europian.

Nga panairi më i madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë, Rama tha është hera e parë që prodhuesit e tre vendeve mund të shfaqin produktet e tyre në “ligën e madhe të kampionëve”.

“Për herë të parë, prodhuesit tanë po përfshihen në këto panaire që janë në nivelin e ligës së kampionëve dhe jemi këtu falë nisjes, më së pari, të Panairit të Verës në Beograd vitin e kaluar që do të përsëritet; natyrisht do jetë shumë më i madh dhe me më shumë vëmendje gjatë këtij viti.

Do jetë një mundësi e shkëlqyer për të folur për bujqësinë tonë, për prodhimin e verërave, për sfidat dhe ambiciet tona dhe po ashtu do jetë mundësi e jashtëzakonshme për prodhuesit tanë që të krijojnë kontakte, të vihen në kontakt me ata që janë më të mirët e prodhimit dhe tregtimit të verës në Europë dhe më gjerë në botë”, tha Rama.

Rama përmendi Kosovën si shkaktarin e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe vlerësoi se kjo është arsyeja për të folur më shumë, jo më pak, ndërsa shtoi se Kurti tani është shumë më i hapur për bisedime se më parë.

"Ndonjëherë ka mosmarrëveshje vërtet të mëdha mes nesh, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën dhe kjo është arsyeja për të folur më shumë. Dialogu është gjëja më e rëndësishme. Nëse do të vazhdonim të mos flisnim me njëri-tjetrin, të qëndronim pas barrikadave në Ballkan, do të ishte shumë e vështirë për të gjithë ne”, tha Rama.

Rama kishte edhe një mesazh për tre vendet e tjera, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi që pret të bëhen sa më shpejt pjesë e iniciativës së Ballkanit të Hapur. 

"Duhet të vazhdojmë në këtë drejtim, të përballemi me të gjitha pengesat dhe problemet. Dashuria për vendin tënd nuk do të thotë të urresh të tjerët. Le të vazhdojmë të ecim përpara dhe kjo do të na ndihmojë", përfundoi Rama.

Kreu i qeverisë zbuloi se së shpejti, të tre liderët do i shohim në një tjetër vend të Europës për të folur për Ballkanin e Hapur dhe nismat që duan të çojnë përpara. Ndërkohë përgëzoi edhe gjithë punën e arrirë deri tani nga ky bashkëpunim tri palësh. Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se kanë biseduar se si të ndihmohen njerëzit e thjeshtë dhe si të hiqen të gjitha pengesat e të mundësohet tregtia e lirë dhe qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve.

"Ne folëm për shumë çështje të rëndësishme për të bërë gjithçka gati para fillimit të sezonit veror. Mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme. Ne folëm edhe për shumë çështje të tjera, si ato që kanë të bëjnë me guximin", tha Vuçiç.

Edhe Vuçiç përmendi shkëmbimin tregtar mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut që po bëhet gjithnjë e më i madh dhe se është rritur me 50% në tre vitet e fundit. Megjithatë i cilësoi vonesat e kamionëve të mallrave në kufi si pengesë.

“Pengesa më e madhe për ne në Ballkanin Perëndimor janë kufijtë, sepse kur ke një kamion që transporton, ata vozisin 30% të kohës dhe 70% e shpenzojnë në pikat kufitare”, tha Vuçiç.

Po ashtu u shpreh se së shpejti pret që përfundimi i procesit të sigurimit të lejeve të punës të kryhet deri në korrik. Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitër Kovaçevski, u shpreh se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë që jep rezultate në ekonomi. Kryeministri maqedonas theksoi se kufijtë në Ballkan janë budallallëk që nuk bëjnë asgjë tjetër veçse pengojnë lëvizjen e lirë.

“Nuk ka budallallëk më të madh sesa kufijtë në Ballkan. Ne jemi vende pa kufij dhe jemi të vetmet vende me kufi në Europë. Kur shkon në veri në Serbi deri në Skandinavi nuk ka kufi. Kur shkon nga perëndimi i Serbisë deri në Portugali nuk ka kufi dhe të vetmit kufi janë në Ballkan”, tha Kovaçevski.

Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski ndodhen në Verona në kuadër të pjesëmarrjes së tre vendeve, themeluese të nismës së Ballkanit të Hapur, në panairin botëror të Verës “Vinitaly 2023”, në një prezantim të përbashkët në stendën “Wine vision by Open Balkan”. Shqipëria u prezantua me 75 etiketa vere në panairin më të madh të verërave, ku marrin pjesë mbi 4 900 prodhues të verërave nga e gjithë bota.

Panairi mbledh më të mirët në prodhimin e verërave më të mira, vreshtarëve, enologëve, somelierëve dhe tregtarëve të verërave, si dhe ekspozues të verës nga disa prej kantinat më të famshme në botë dhe synon të promovojë edhe rajonin si destinacion turistik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:19
Ministrja Krifca: 75 etiketa vere shqiptare në panairin më të madh të verërave “Vinitaly 2023”

 

Shqipëria prezantohet me 75 etiketa vere në panairin më të madh të verërave, “Vinitaly 2023” që po mbahet në Verona të Italisë.  

 Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca,  vizitoi stendën e Shqipërisë dhe zhvilloi një takim me prodhuesit shqiptarë të verës të pranishëm në panair.

"Sot jemi në Vinitaly në Verona, një ndër ekspozimet më prestigjioze të verës dhe kantinave në Evropë. Mes 4900 ekspozuesve, disa qindra njohësve profesionistë dhe dhjetëra mijëra dashamirës të verës, në stendën "Wine vision by Open Balkan", do të promovojmë së bashku me prodhuesit tanë shijet, territorin, karakteristikat dhe autenticitetin e verës ekselente shqiptare", u shpreh Krifca.

Panairi mbledh më të mirët në prodhimin e verërave më të mira, vreshtarëve, enologëve, somelierëve dhe tregtarëve të verërave, si dhe ekspozues të verës nga disa prej kantinat më të famshme në botë dhe synon të promovojë edhe rajonin si destinacion turistik.

Në stendën e Shqipërisë  20 prodhues, ekspozojnë verën shqiptare me etiketa tashmë marka të njohura në tregun ndërkombëtar ku ekportojnë prej vitesh.

Ata prezantohen në këtë event të rëndësishëm, me synimin pë vendosjen e bashkëpunimeve me tregjet e standardeve të larta të Europës dhe botës. 

Krifca e cilësoi pjesëmarrjen në këtë panair si një mundësi të artë për të ndarë eksperiencën e tyre dhe për të zhvilluar bashkëpunimet me kompani nga e gjithë bota.

“Duhet të jetë një ballafaqim me prodhuesit më të mirë të verës në Europë, ku ju do të keni mundësinë të vendosni kontakte që mund të gjenerojnë biznese të reja për ju”, tha Krifca, teksa vuri në dukje se kjo formë promovimi e verës shqiptare do të ndikojë pozitivisht edhe në agroturizëm.

“Është dita e parë dhe ka sukses të madh, vizitorë nga vende të ndryshme të botës janë të interesuar për stendën e Shqipëri. Ky është një hap shumë i mire, pasi po ju bëjmë me dije se Shqipëria është këtu dhe e gatshme të konkurrojë me cilësinë dhe çmimet e tregut global”, tha ministrja Krifca.

Për 55 vjet “Vinitaly 2023” ka qenë sinonim i përfshirjes së të gjithë zinxhirit global të furnizimit të verës. Katër ditë të këtij manifestimi i kushtohen zhvillimit të marrëdhënieve midis prodhuesve, blerësve dhe palëve të interesuara për të shkëmbyer përvoja dhe aftësi.

Vinitaly mirëpret dashamirët e verës në zemrën e lashtë të Veronës, një nga kryeqytetet më të rëndësishme të verës në botë.

Në këtë panair marrin pjesë mbi 4 900 prodhues të verërave nga e gjithë bota.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, po mbështet zhvillimin e industrisë së verës, si një nga produktet tradicionale nga më të hershmet në vendin tonë, që e ka bërë Shqipërinë të njihet për varietetet autoktone të rrushit, prej nga prodhohen një sërë verërash cilësore.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria numëron rreth 11 mijë hektarë vreshta të varieteteve të ndryshme dhe gjatë viteve të fundit prodhimi i verërave është rritur me rreth 11.2%, duke fituar qëndrueshmëri në volumin e prodhimit në rreth 190-195 mijë tonë/vit. Kjo ecuri pozitive konfirmon potencialin që ka ky sektor për t’u rritur dhe për t’u kthyer në një model të suksesshëm zhvillimi për ekonominë dhe eksportet shqiptare.

Ora 18:57
Rama: Mos u habisni kur të na shihni në një tjetër vend të Europës për ‘Open Balkan’! Batuta për Vuçiç: Mediat serbe do flasin për presidentin e tyre 'peng'

 

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur konferencën për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe presidentin e Serbisë duke thënë se do të jenë së bashku edhe në një tjetër vend të Europës për të çuar para nismën e Ballkanit të Hapur. Rama nuk e kurseu batutën për Vuçiç duke thënë se mediat në Serbi do flasin për presidentin e tyre që është peng.

“Më lini ta mbyll me një sekret. Do të takohemi në një vend që të mos ju duket habi që po na shihni në Verona, përgatituni të na shihni edhe diku tjetër në Evropë për Ballkanin e Hapur dhe të gjitha nismat që do të cojmë para. E di që ky sekret do jetë lajmi kryesor dhe më vjen keq për Aleksandrin por edhe mediat serbe që do të flasin për sekretin shqiptar dhe për presidentin e tyre që është peng. Në njëfarë mënyre është e vërtetë”, tha Rama.

Ora 18:56
Planet për Open Balkan? Krerët e tre shteteve zbulojnë disa nga projektet dhe vizionet për nismën

 

Tri krerët e shteteve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kanë përmendur sot disa nga nismat për Ballkanin e Hapur. Në to përfshiheshin, evenimente, panaire, një ditë pa kufi etj. Të tre udhëheqësit e shteteve, Rama, Kovaçevski dhe Vuçiç thanë se qëllimi është krijimi i një Ballkani të Hapur dhe se termi kufi duhet t’i përkasë së shkuarës, mentalitetit të vjetër që i ndan shtetet. Vuçiç u shpreh se  qytetarë kanë nevojë për standarde jetese dhe me nivelet e duhura dhe për këtë gjë ekonomia është thelbi.

“A mund ta themi vetëm me një fjali? Muajin e ardhshëm do të takohemi diku në Serbi dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme sepse Dimitari ka bërë shumë gjëra këto kohë për çështjet tona e do të shohim se ku do të organizohemi në qershor, diku tjetër në rajon pastaj kemi panairin e bukës, pastaj panairin e verës, por ndërkohë nëse mund ta zbuloj këtë sekret?.”- tha Vuçiç

“Dua të shtoj diçka. Së pari, sot patëm një takim shumë të frytshëm me të dy kolegët. Aktualisht ndamë kalendarët e të gjitha evenimenteve që kemi në plan. 

Këto evenimente duam të jenë evenimente të Ballkanit të hapur kështu që kemi një eveniment mjaft të mirë të prodhuesve të vegjël ushqimor  në Shkup që tashmë do jetë i hapur për prodhuesit e vegjël ushqimor të Shqipërisë dhe ata të Serbisë. Ajo çka tha presidenti Vuccicc është se kur kemi një eveniment të tillë apo evenimente të ngjashme sepse jemi në organizim e sipër edhe të një panairi ajror të madh në Shkup ku do ketë avionë që vijnë nga shumë vende, por po kështu edhe nga Serbia. Ka dhe një gjë që dua tua zbuloj, ka dy avionë të muzeut teknik ushtarak që mbajnë emrin e ushtrisë tonë dhe njeri prej tyre do të kthehet më në fund në Shkup dhe për këtë dua të falënderoj presidentin Vuccicc, ministrat përkatës, si dhe drejtuesit e muzeut.

Më pas, do të bëjmë atë çfarë është zbuluar në shtyp tashmë, atë që u tha, të organizojmë një ditë pa kufi në mënyrë që qytetarët tanë të kalojnë kufirin, ndërkohë që të gjithë trarët janë të hapur. Pra, kjo është ajo çka mendoj unë të shohim, që një ditë ata mund të kalojnë kufirin pa pasur faktikisht një kufi..”- tha Kovacevski.

Me shaka, Rama u shpreh se ky tejkalim për kufinjtë e hapur nuk ka mbetur pezull. Edhe pse ka patur takime të pakta, puna vijon. 

“Nëqoftëse me ngadalësim të Ballkanit të Hapur nënkuptoni më pak takime, ndërkohë po, mbase kemi pasur më pak takime, por kjo nuk nënkupton që nuk kemi qenë, duke komunikuar edhe duke parë zbatimin e nismës. Dhe ndërkohë kemi hedhur hapa mjaft të rëndësishme që janë hedhur nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut që ratifikon të gjitha marrëveshjet dhe kjo ishte shumë shumë e rëndësishme."- tha Rama

Ora 18:53
Vuçiç: Lejet e punës do i heqim deri në korrik! Janë gur themeli për formimin e tregut të ‘Ballkanit të Hapur’

 

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç beson se lejet e punës mes vendeve të Ballkanit të Hapur do i heqin deri në korrik.

“Besojmë se do të arrijmë ta bëjmë në qershor ose korrik. Është gur themeli për krijimin, formimin e tregut të Ballkanit të hapur dhe do të jetë me shumë dobi për qytetarët tanë. Kohë e fundit kemi pasur mjaft shkëmbim të kompanive serbe dhe Maqedonisë së Veriut që donin të sillnin njerëz që të punonin dhe kemi pasur shumë problem. Nuk do të ketë më dhe kjo është e një rëndësie maksimale”, tha Vuçiç.

Ora 18:36
Kovaçevski: Ballkani i Hapur po jep rezultate në ekonomi! Kufijtë janë budallallëk i madh

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha në Itali se kufijtë po pengojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të komunikojnë me njëri-tjetrin, ndaj duhet të hiqen sa më parë.

që Ballkani i Hapur po jep rezultate për njerëzit dhe bizneset, ka vërtetuar atë çka kemi përsëritur gjatë tërë kohës që Ballkani i Hapur nuk është nismë politikë, por në të kundërt është një nismë ekonomike e cila mbështetet në katër liritë mbi të cilat bazohet Bashkimi Europian, lëvizja e lirë e mallrave, e njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit. Dhe provohet përmes shifrave siç e tha Aleksandri dhe Edi dhe unë do të përmend disa shifra të tjera, se tregtia e Maqedonisë së Veriut drejt Serbisë në 2022 krahasuar me 2019 është rritur me 53%.

Po kështu dhe tregtia serbe ndaj Maqedonisë së Veriut është rritur. 40% është rritur vëllimi tregtar drejt Shqipërisë dhe po kështu edhe nga Shqipëria është rritur vëllimi tregtar drejt Maqedonisë së Veriut. Kjo provon që barrierat jo tarifore që ne kishim në kufi ishin pikërisht ato që ndalonin qytetarët dhe bizneset tona të punonin sëbashku. Me zbatimin e korsive të gjelbra, me vetëm një kontroll fitosanitar ne përmirësuam, rritëm dhe përshpejtuam tregtinë midis vendeve.

Deklarata që dhashë në Beograd që praktikisht përbëri titullin më të madh pas kësaj konference shtypi sëbashku me kryeministren Ana Brnabic, do ta përsëris nuk ka budallallëk më të madh sesa kufijtë në Ballkan. Ne jemi vende pa kufij dhe jemi të vetmet vende me kufi në Europë. Kur shkon në veri në Serbi deri në Skandinavi nuk ka kufi. Kur shkon nga perëndimi i Serbisë deri në Portugali nuk ka kufi dhe të vetmit kufi janë në Ballkan dhe të dhënat që presidenti Vuçiç ndau me ne, që 70% e transportit kalohet në kufi, janë të dhëna të cilat ndahen edhe nga Banka Botërore. Kështu që nuk kemi nevojë për këta kufij sepse po i ndalin njerëzit të komunikojnë me njëri-tjetrin.

Ky panair verërash është i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut gjithashtu sepse jemi eksportuesi i dytë më i madh i verës në rajon, ndaj pas Greqisë ne jemi eksportuesi më i madh me 60 milionë euro eksporte gjatë vitit. Pra, sot do të shihni verëra me shumë cilësi nga vreshtat më të mira të Maqedonisë së Veriut, së bashku në stendë me ato nga Shqipëria dhe Serbia. Duam t’i tregojmë të gjithëve se ky bashkëpunim rajonal që kemi, jo vetëm ndihmon qytetarët në vendet tona, por ndihmon të gjithë qytetarët në të treja vendet tona për ta pozicionuar veten ndërkombëtarisht në një prej panaireve më të mëdha të botës.  Kjo po kështu do të jetë një mundësi për të tërhequr ekspozuesit që të vijnë tek panairi ynë i verërave, i Ballkanit të Hapur që do të zhvillohet sërish në Beograd.

Diskutuam edhe një gjë tjetër të rëndësishme siç është fakti që prodhuesit tanë filmik, kineastët tanë apo artistët shkojnë gjithmonë në festivale të rëndësishme dhe do vazhdojnë të shkojnë në festivale të rëndësishme në mbarë botën, por kemi rënë dakord që do të kemi festivalin tonë të filmit që do të zhvillohet në Shkup dhe do të nisim përgatitjet për të.

Do të organizojmë lojra sportive për kampionatët e shkollave të mesme e fillore në vendet tona për të konkuruar me njëri-tjetrin sepse aty janë fëmijët, aty janë prindërit kështu që, mund të bëjmë që qytetarët tanë të afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Në fund do ta përmbyll duke thënë se kjo nismë është tanimë diçka organike, origjinale dhe e mbështetur në vullnetin e mirë, në mirëbesimin dhe në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis tri vendeve tona.

Të dhënat që kemi ndarë përfitimet që kemi ndarë dhe përfitimet që do të vijnë në të ardhmen e afërt, me sistemin e përbashkët të pagesës së tarifave rrugore elektronike midis Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Shqipërisë dhe me kartën e identitetit të hapur, përmes të cilës çdo punonjës mund të punojë nga njëri vend në tjetrin, nuk ka motiv më të madh dhe provë më të madhe për vendet e tjera të rajonit që të vijnë e të bashkohen me Ballkanin e Hapur sepse nëse ka një gjë që ka rezultuar e drejtë, është se nëse jemi së bashku, jemi gjithmonë më të fortë”, tha Kovaçevski.

Ora 18:33
Takimi i radhës për Open Balkan në fund të majit, Rama jep detaje për fokusin e bisedimeve

 

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë një ndër çështjet që do të flitet në takimin e radhës të Open Balkan në fund të majit. Rama zbuloi se një fokus të veçantë do të kenë bisedimet me vendet si Gjermania po shtetet e tjera të mëdha, për vrullin e ri të forcës punëtore. Rama u shpreh se ky është shqetësim i tri vendeve.

“Po punojmë për një pikëpamje strategjike për të forcuar bashkëpunimin me BE. Duke u siguruar që të ketë dialog shumë të qartë. Jemi të shqetësuar, për këtë vrull të ri në Evropë duke nisur nga Gjermania dhe forcat ejtera për krahun e punës. Po nuk jemi diku gjetkë, jemi në mes të Evropës. Dhe ky do jetë fokusi ynë në fund të majit...”- tha Rama.

Rama gjithashtu përgëzoi gjithë punën e arrirë nga ky bashkëpunim tri palësh.

“Jemi të tre këtu sepse ja kemi dalë të jemi pjesë e një manifestimi më të madh të një ndër prodhuesve të panaireve më të madh të Italisë. Për herë të parë jemi në ligën e kampionëve. Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të folur për bujqësinë, prodhimin e verave, sfidat dhe ambiciet tona dhe po ashtu do jetë një mundësi për të krijuar kontakte, të vihen në kontakt me ata që janë më të mirët e prodhimit e verës në botë. Do të sjellim kupën e parë verore të fmëijëve në shkollë të mesme dhe në 9-vjeçare. E dimë që tani që Serbia do të fitojë...”- tha Rama.

Ora 18:24
Vuçiç pas takimit me Ramën e Kovaçevskin: Bëmë gjithçka për lëshimin e lejeve të punës! Diskutuam si të heqim pengesat e lëvizjes së lirë!

 

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç thotë se në fokus të bisedimeve me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçevskin në Itali ishte lëvizja e lirë e qytetarëve, mallrave dhe shërbimeve duke hequr të gjithë pengesat dhe barrierat e mbetura.

Po ashtu theksoi se janë drejt përfundimit të procesit për lëshimin e lejeve të punës që do të ndikojë në bashkëpunimin ekonomik.

“Ajo çka diskutuan ishte sesi të ndihmojnë qytetarët e zakonshëm që të heqin të gjitha pengesat e barrierat e mbetura në tregtinë e lirë dhe në qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në vendet e Ballkanit të Hapur. Diskutuam shumë çështje konkrete dhe besojmë se do të përgatisim gjithçka përpara nisjes së sezonit veror që do ta bëjë më të lehtë për njerëzit që të qarkullojnë përmes kufijve të secilit prej vendeve tona dhe besoj që njerëzit do ta vlerësojnë këtë shumë. 

Diskutuam edhe të gjitha çështjet e tjera që kishin të bënin me qasjet fito-sanitare, veterinare, të gjitha qasjet e tjera që lidhen me sigurinë ushqimore, si dhe pasjen e qasjes më të lehtë tek vendet e tjera.  Ajo që diskutuam së bashku ishte që bashkë me Maqedoninë e Veriut do t’u japim të gjithë qytetarëve tanë ato karta elektronike për pagesën e tarifave rrugore, janë gjëra të vogla, por këto gjëra të vogla nënkuptojnë përparime reale për standardet e jetesës së qytetarëve. 

Diskutuam, po kështu, pranimin dhe njohjen e kartave të reja të identitetit që do të sigurojnë edhe ulje të mëtejshme për njerëzit, qytetarët, në shitjet me pakicë, në hoteleri për të tre ne vendet dhe besojmë që do ta realizojmë këtë në muajt që vijnë.  Bëmë thuajse gjithçka lidhur me përfundimin e procesit për lëshimin e lejeve të punës dhe kjo besoj do jetë gur themeli real apo themeli për bashkëpunimin ekonomik të të gjithëve ne. 

Miqtë e mi do të flasin për shifrat reale, por diçka shumë e rëndësishme është që kemi rritur nivelin e tregtisë, të paktën Maqedonia e Veriut e ka bërë me ne dhe ne me ta, ndërkohë që vlerësimi është rreth 50%, pak a shumë gjatë 3 viteve të fundit. 

Megjithatë, pengesa jonë më e madhe, në tërë Ballkanin, jo vetëm në Ballkanin e Hapur, është kur ke një kamion që transporton  diçka, produkte ushqimore të themi, shpenzojnë 70% të kohës së tyre në kufi; pra, koha e transportit është 30% ndërsa koha e pritjes në kufi është 70%. Pra, ka shumë gjëra për t’u tejkaluar.

Ka shumë gjëra të tjera. Edi do të organizojë panairin e bukës në Shqipëri, do të kemi panairin e verës, do kemi sërish panairin e festivalit, festivalin e filmit së bashku. Fëmijët tanë do të organizojnë kupa verore dhe shumë gjëra të tjera tek të cilat duam të angazhohemi me njëri-tjetrin.  Ndjesë që mora kaq shumë nga koha juaj. Faleminderit edhe njëherë miqve të mi!

Do doja që të ftoja Shqipërinë, qytetarët shqiptarë dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të ftojnë Serbinë më shpesh, siç ftoj qytetarët serbë të shkojnë në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut dhe të përfitojnë nga qasja mjaft mikpritëse e këtyre dy vendeve”, tha Vuçiç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilo: 03/04/2023 01:50

    PO QE SE BALLKANI I HAPUR KA REZULTATE EKONOMIKE SIC THUHET TE VAZHDOJE...

    Përgjigju
  • Arben: 02/04/2023 18:05

    Nje aleance shqiptaro-serbe na ben se bashku me te fortet ne Ballkan. Sjell progres dhe begati. Me bekimin e SHBA normalisht. Rrofte Rama , rrofte Shqiperia. Rrofte Vuciqi, rrofte Serbia.

    Përgjigju
  • Arbërori: 02/04/2023 17:54

    Shiqoni tradhtarin shqipfolës, vllau i pështirë i Vucicit fashist që tall bythë me gjakun dhe eshteat e Shqiptarëve që vucici fashist nuk i kthen nga varrezat masive që i ka në Serbi . O Edvin shkjau shqipfolës ështé fillimi i fundit të kësaj politike fashizoide serboruse që e ke filluar.

    Përgjigju
    • Italja si moter: 02/04/2023 19:33

      Idiot -arberor .

    • Ben: 02/04/2023 18:32

      Debil.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur