Ministrja Kushi: Libri tradicional, sfidë përballë zhvillimit të teknologjisë! Vëmendje të veçantë në pasurimin e bibliotekave

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është organizuar takimi i parë me anëtarët e sapo zgjedhur të bordeve të rekomandimit të literaturës për bibliotekat në institucionet e arsimit parauniversitar publik.

Ministrja Evis Kushi nëpërmjet një publikimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka informuar në lidhje me funksionin dhe rëndësinë e dy bordeve, përkatësisht bordit për literaturën artistike e shoqërore, si dhe bordit për literaturën  shkencore dhe didaktike.

 “Këto borde do të shqyrtojnë, vlerësojnë dhe përzgjedhin listën e titujve të librave shkencorë, metodikë, didaktikë dhe artistikë që i shërbejnë shkollave tona dhe veprimtarive jashtëshkollore për nxënësit,”- shkruan Kushi.

Duke theksuar rëndësinë e librit tradicional, Ministrja Kushi shton se këto kohë leximi dhe libri tradicional janë në sfidë përballë zhvillimit të teknologjisë, tendencave dhe stilit të ri të jetesës.

“Prandaj është përgjegjësi e jona që ta kemi në vëmendje të veçantë pasurimin e bibliotekave me tituj dhe autorë të rinj në mënyrë që nxënësit të jenë miq të ngushtë të librit dhe vizitorë të rregullt të bibliotekave të shkollave” – shkruan Ministrja.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë