Përmes rrjetit të saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi bën të ditur se ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID, ndërsa nënvizon edhe rëndësinë e vaksinimit për të fituar këtë betejë të vështirë.
"Jam e kënaqur sot që mora dozën e dytë të vaksinës anti-COVID" shprehet Kushi dhe falënderon të gjithë personat e përfshirë në këtë fushatë vaksinimi masiv, veçanërisht mësuesit dhe pedagogët. Sipas saj, vaksinimi është mjeti më i mirë për ta fituar përfundimisht këtë betejë, për një verë plot diell dhe buzëqeshje, si dhe një vit të ri shkollor e akademik të suksesshëm.’- tha Kushi.
Hajde miss ministresha edhe moj. Yll e drite shndrin. Lum ky popull ne cfare parajse po jeton.
PërgjigjuMore a jeni ne terezi,po na plasi trapi se Kushi beri vaksinen,shikoni more si po vriten cdo dite e po shuhen familje te tera,Kushi beri vaksinen,lajm i madh,9 vete ne dy dite vdiqen nga makina dhe arma,ku vemi,kjo eshte ministria e radhes e arsimit qe shkaterron arsimin,e po na plasi trapi ne e beri apo jo vaksinen Kushi,arsimi per toke,tekste te dobeta,mesues me formim zambiano senegalez,nxenes analfabet si ne 46,programe si nje sallate kembrixho somaleze,sidoqofte mire qe e beri vaksinen se duhej per statistike,po i afrohemi te vaksinuarit te njemilionte,bravo.
Përgjigju