Ministrja Kushi shërohet nga COVID dhe del shëtitje: Kini kujdes dhe respektoni masat  

Ministrja Kushi shërohet nga COVID dhe del shëtitje: Kini kujdes dhe respektoni masat  

Ministrja Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është shëruar nga COVID. Ndërsa ka shpërndarë një foto ku shihte duke bërë shëtitje në Parkun "Rinia" Elbasan, Kushi shkruan se është rikuperuar plotësisht nga beteja me COVID-19 dhe se do të rikthehet së zyrë nga e hëna, për të vijuar punën intensivisht.

“Një shëtitje në Parkun "Rinia" Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim”, thotë Kushi.

Ndërkaq ajo ka apeluar të gjithë ata që s'e besojnë virusin që respektojnë masat, duke evidentuar rrezikshmërinë që ka COVID.

“Ndjesë që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha menduar, por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime. Kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur! Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet tuaja inkurajuese gjatë këtyre ditëve”, shtoi ministrja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 28/02/2021 18:35

    Kjo me duket se ka ngaterruar parkun me pasarelat. Duket sikur ka dale per modele.Spaska qen semun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë

New York Times: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë